Ja sa rriten pagat nga 1 Marsi 2019 për shëndetësinë, arsimin dhe policinë e burgjeve. Shtesa më e madhe për ushtrinë dhe ndihmën ekonomike. Reagon Shoqata e Infermierëve: Qveria na gënjeu

1112
Sigal

Rriten 7 % pagat në shëndetësi , 7 % në arsim, 19 % në Ushtri, bonus për lindjet

Ministri i Financave Ahmetaj: Buxheti 2019, 5 miliardë USD, rritje ekonomike 4.2 %, investimet 875 milionë USD

Miratimi i buxhetit të vitit 2019 në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, këtë të hënë, u shoqërua me debate midis deputetëve të maxhorancës, ku Erion Braçe kërkoi të miratoheshin disa amendamente, që të rritej fasha e mostatimeve të pagës deri ën 40.000 lekë, ndërkohë deputeti Stërkaj kërkoi që të mos lejohen as në hotelet 5 yje kazinotë elektronike.

Buxheti 2019, me shifrat e ministrit Ahmetaj

Dje Ministrit për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj bëri një përmbledhje të prioriteteve. Ministri i Financave Ahmetaj tha se buxheti është rreth 5 miliardë USD, që i paraprin rritjes ekonomike të vitit 2019 e planifikuar në nivelin 4.2 për qind . Vitin tjetër borxhi ulet me 3.6 dhe shkon në nivelin 65.5 për qind të PBB. “ Investimet janë parashikuar rreth 5 për qind e PBB apo 875 milionë USD të cilët mbulojnë sektorët kryesorë të ekonomisë. Ministri Ahmetaj tha se buxheti financon plotësisht reformën në drejtësi dhe të gjithë reformat që po japin frytet e tyre ndërkohë që parashikon rritje pagash në disa sektorë.

Ja sa rriten pagat në 1 mars 2019

Ministri Ahmetaj: “Rritja e pagave për 65 mijë të punësuar dhe sektorët që do të kenë rritje janë shëndetësia me rritje 7-10 për qind mjekët dhe infermierët ku përfitojnë 4765 mjekë dhe mbi 13 mijë infermierë. Tek arsimi rritje mbi 7 për qind për mësuesit dhe deri në fund të mandatit rritja 40 për qind. Tek mbrojtja shkon në kategori të ndryshme deri në 19 për qind dhe prek ushtarakë. Fiton policia e burgjeve rreth 7 për qind rritje pastaj varion për kategori të ndryshme. Dhe për herë të parë përfitojnë dhe diplomatët. Rritja e pagës shkon dhe mbi 20 për qind. Lajmi tjetër i mirë është për familjet dhe vogëlushët nga 1 janari që vjen që është politikë e re bonusi i lindjeve qe do të thotë se çdo i porsalindur do të marrë si fëmijë i parë 400 mijë lekë, i dytë 800 mijë lekë dhe i tretë 1.2 milionë lekë të vjetra” tha Ahmetaj. Pozitive është futja e rimbursimit të ilaçeve të 600 mijë shqiptarëve të pasiguruar. Ndërkohë vazhdojmë të rrisim në mbështetje përfitimin për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Rritja e mbështetjes sociale shkon në maksimale dhe 80 mijë lekë” – tha ministri Ahmetaj.

Reagon Shoqata e Infermierëve: Qeveria premtoi 20% rritje pagash, jep veç 7%

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë reagoi pas votimit në parlament të buxhetit 2019 dhe të paketës fiskale ku parashikohet edhe rritja e pagave për disa kategori. Sipas tyre është e turpshme që u premtua rritje page 20 % dhe ajo do të jetë më pak se 7 %. “E turpshme Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale premtoi kur u shpall buxheti për 2019 se do të kishte rritje page në rreth 20%, ndërsa pak ditë më parë thotë se do të rriten pagat vetëm me 7%, ndërsa mësuesit dhe policët me 14%. Jo vetëm që mbeten kategoria më e diskriminuar dhe më e pavlerësuar në vend, por deri sa te hyjë në fuqi për zbatim ky ligj do të jetë harruar që u premtua rritje page për këtë kategori, – thuhet në reagimin e Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë.

Ja rritja e pagave sipas profesioneve

Tek arsimi rritje mbi 7 për qind për mësuesit dhe deri në fund të mandatit rritja 40 për qind.

Shëndetësia me rritje 7-10 për qind

Policia e burgjeve rreth 7 për qind

Mjekët përfitojnë 4765 mjekë dhe mbi 13 mijë infermierë

Ushtarakët, sipas kategorive të ndryshme deri në 19 për qind

Çdo i porsalindur do të marrë, si fëmijë i parë 400 mijë lekë, i dytë 800 mijë lekë dhe i tretë 1.2 milionë lekë të vjetra”