Ja kush shpallet kryetar i PS-së në Korçë

247

Emiljano Muharemi rizgjidhet kryetari i PS-së në Korçë.

Pas një gare shumë të fortë në këto zgjedhje për drejtimin e PS-së së Korçës, Muharemit i është besuar një tjetër mandat për drejtimin e degës lokale të së majtës në qytetin juglindor. Pas përfundimit të procesit zgjedhor për kreun e PS-së në Korcë, ku nga 238 veta që ishin në listë u bënë pjesë e procesit 227 votues.

Në garë përballë njëri-tjetrit ishin Nada Bandilli, Petrika Tollkuci dhe Emiljano Muharemi.

Në përmbyllje të numërimit rezultoi se  Petrika Tollkuci ka marë 95 vota, Emiliano Muharremi 98 vota dhe Nada Bandilli 31 vota. Ndërkohë të pa vlefshme kanë qenë 3 vota.