Ja çfarë shkruan portali kanadez për protestën e Opozitës

425
Sigal

Protesta e sotme e opozitës së bashkuar është pasqyruar edhe në mediat prestigjoze ndërkombëtare. Përveç  “Associated Press”, “Fox News”, “Ansa” apo “Washington Post”, edhe portal kanadez “Citynews” ka pasqyruar protestën e sotme, duke shkruar se, mijëra protestues, mbështetës të opozitës shqiptare, rrethuan sot godinën e Parlamentit, ku kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme duke e akuzuar kabinetin qeverisës për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar

Ja çfarë shkruan Citynews:

Mijëra protestues, mbështetës të opozitës shqiptare, rrethuan sot godinën e Parlamentit, ku kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme duke e akuzuar kabinetin qeverisës për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar

Në të njëjtën kohë, godina e Parlamentit ishte rrethuar me qindra police dhe tela me gjemba.

Opozita nuk ka pranuar të hyjë në dialog me mazhorancën, pavarësisht këshillimeve nga BE dhe faktorët ndërkombëtarë..

Qeveria socialiste e drejtuar nga Edi Rama ka 74 nga 140 ulëset në parlament, ndërsa në qershor Shqipëria prêt dritën jeshile për hapjen e negociateve me Bashkimin Europian