Ilir Meta rrëfen: Pse e dua Edmond Panaritin. Çfarë më tha kur e ftova të bëhej pjesë e LSI

440
Kreu i LSI, Ilir Meta, ka treguar sot momentin kur i ka bërë ftesën Edmond Panaritit, që të bëj pjesë e partisë që ai drejtonte. Gjatë konventës së LSI, Meta është shprehur edhe arsyet për të cilat profesori Edmond Panariti, aktualisht ministër i Bujqësisë, është kaq i dashur për të.
“E dua shumë, se nuk më ka lodhur fare. Kur e mora në telefon dhe po përpiqesha t’i shpjegoja filozofinë e një force të re politike, dhe po mendoja si t’ia bëja ftesën ai më tha: Kam kohë që e prisja një ftesë të tillë. Thashë se mos me ikte, i ndërrohej mendja, e i thashë që kam një takim në Baldushk, meqë jeni me mua a do vini. Dhe ai tha patjetër, pasi në këtë mënyrë kemi mundësi të dëgjojmë më shumë nga njerëzit e thjeshtë.
E përmenda këtë rast, për të treguar se LSI është një mundësi një shans për të gjithë”, u shpreh Meta.
Sigal