Guvernatori, Presidenti nuk pranon emra nga Kryeministri

505
Sigal

Presidenti Bujar Nishani nuk do të presë kandidatura nga Kryeministri Rama për Guvernator të Bankës së Shqipërisë, por do t’i paraqesë qeverisë dhe opozitës një listë me emra për të përzgjedhur kandidatin më të përshtatshëm. Tre ditë pasi kreu i ekzekutivit la të kuptohet se një kandidate që punon në sistemin financiar ndërkombëtar mund të propozohet për pasardhëse të Ardian Fullanit, burime në Presidencë i referohen Kushtetutës, sipas të cilës kompetencën për të propozuar Guvernatorin e ka pikërisht Presidenti. Presidenti Nishani do të thërrasë në negociata përfaqësues të Parlamentit, Qeverisë dhe Opozitës për të tentuar konsensusin më të gjerë të mundshëm në zgjedhjen e emrit të ri. Këto burime theksojnë gjithashtu se kreu i shtetit ka përzgjedhur një listë me emra “që plotësojnë kriteret ligjore dhe standardet më të mira”, dhe që do t’ia paraqesë përfaqësuesve të shumicës dhe opozitës. Nëse negociatat do të kenë sukses, Banka e Shqipërisë mund të njohë shumë shpejt drejtuesin e ri të saj. Në të kundërt, kreu i shtetit do t’i referohet pikërisht nenit 161, pika 2 të ligjit themeltar në të cilin thuhet se “Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet nga Guvernatori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje