Shkelën afatet e qëndrimit, kthehen 61 shqiptarë nga vendet e BE-së

505
Sigal

TIRANE– Plot 61 shtetas shqiptarë janë kthyer mesditën e sotme në Aeroportin e Rinasit nga vendet e BE-së, pasi kanë shkelur afatet e qëndrimin në këto vende. 14 shtetas janë kthyer nga Suedia, ndërsa nga Finlanda janë kthyer 9 shqiptarë. Mes shtetasve të kthyer sërish në vendin tonë, janë 10 shqiptarë që thyen afatet e qëndrimit në Francë, 15 në Gjermani, 6 në Spanjë dhe 7 në Belgjikë.
 
Të gjithë këta shtetas të cilët janë kthyer sot në Shqipëri, kanë shkelur rregullat e qëndrimit në zonën “Shengen”