“Gëzuar Shqipëri 110-vjetorin e Pavarësisë”, mesazhi i Kryemadhit: Nderojmë sot me krenari si çdo shqiptar anë e mbanë botës Ditën e Flamurit tonë Kombëtar

97
Sigal

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka uruar sot 110-vjetorin e Pavarësisë. Kryemadhi ka postuar një video para monumentit të pavarësisë në Vlorë, teksa shkruan se nderojmë sot me krenari Ditën e Flamurit tonë Kombëtar.

“Nderojmë sot me krenari si çdo shqiptar anë e mbanë botës Ditën e Flamurit tonë Kombëtar. Gëzuar Shqipëri 110-vjetorin e Pavarësisë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Kryemadhi.