“Godet” Nard Ndoka: Ngjalat nuk janë të përshtatshme, tani jemi tek mishi

504
Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka folur pas mbledhjes në selinë blu të partive aleate të PD-së me Lulzim Bashën. Ai tha se ndalimi i koalicioneve është një goditje e pluralizmit por se tanimë jemi para një fakti.

“Gjykoj që ishte e vetmja mundësi, do të orientohemi gjithsecili pas përfaqëismit tonë. Basha ka pasur mandatin e partive opozitare, ka pasur kontakte të vaxhueshme me ne. Ka pasur transparencë. Nuk kishte zgjidhje tjetër në këto kushte. Nuk është zgjedhja më e mirë por jemi para një fakti. Është një goditje për pluralizmin dhe partive politike, por është një lëvizje më tepër nga krahu i majtë. Aty është problematika më e madhe, ngjalat nuk janë të përshtatshme për këtë stinë. Jemi më tepër tek mishi”, tha Ndoka.
Sigal