“Mirëpresim lajmet nga Tirana”, vjen mesazhi nga Italia

465
Mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri është prononcuar gjatë orëve të fundit dhe Ministri i Jashtëm i Italisë Anxhelino Alfano.

“Ne mirëpresim lajmet që vijnë në këto orë nga Tirana e që flasim mbi dakortësinë pozitive mes palëve politike shqiptare me qëllim identifikimin e afatave kohore dhe procedurave të përbashkëta për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri” është shprehur numri Një i dipomacisë italiane në një deklaratë zyrtare për mediat.

“Ne shpresojmë që marrëveshja në fjalë të formalizohet sa më shpejtë për të forcuar më tej rrugën demokratike të Shqipërisë duke lejuar kështu rimëkëmbjen e procesit të plotë në integrimin europian nga ana e qeverisë së Tiranës.

“Italia e konsideron këtë rrugëtim si thelbësor e të domosdoshëm për stabilitetin e mirëqënien rajonale dhe do të vazhdojë të garantojë mbështetjen e saj të plotë në çdo seli duke u nisur nga funksioni aktual is Presidenca e rradhës në procesin e Ballkanit Perëndimor” mbyll deklaratën e tij Ministri i Jashtëm i qeverisë italiane Anxhelino Alfano.

Italia është partneri strartegjik i Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashikimit Europian e deklarata e fundit e Ministrit Italian konfirmon mbështetjen e përkrahjen e saj të plotë në këtë proces.
Sigal