Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë, lë në burg Babameton e Litin

Gjatë mesditës Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për tre autorët e arrestuar për grabitjen e bankës në ish Bllok. Gjatë seancës së sotme, gjykata ka caktuar masat e sigurisë, duke vendosur “burg me afat 30 ditë” për Robert Kullën dhe “arrest me burg” për dy të tjerët. Robert Kulla së bashku me Roland Zitin dhe Alan Babameto, në 8 gusht kanë grabitur një banke të nivelit të dytë, duke i marrë kasafortën me 200 mln leke.