Bujar Nishani takohet me John Kerry-in dhe senator të shtetit amerikan

463
Sigal

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ftuar nga disa Kongresmenё dhe Senator, mori pjesë nё Mëngjesin e Lutjeve, një event i përvitshëm që organizohet nga anёtarёt e Kongresit Amerikan, në Vvashington D.C. Gjatё kёtij aktiviteti, Kreu i Shtetit shqiptar zhvilloi takime tё shkurtra me Kongresmenё e Senatorё. Presidenti Nishani u takua me Sekretarin amerikan tё Shtetit, John Kerry, me tё cilin shkëmbyen pёrshёndetje mirësjelljeje dhe shfrytëzuan rastin pёr tё shkëmbyer mendime pёr marrёdhёniet mes dy vendeve dhe situatën nё Shqipёri. Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Nishani është takuar edhe me zv.sekretarin amerikan të Shtetit Vviliam Burns. Kreu i Shtetit vlerësoi ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të administratës amerikane në fusha të rëndësishme, ku janë drejtuar edhe reformat e vendit, ndërsa Burns shprehu mbështetje për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjithashtu, Bujar Nishani u prit sot në një takim mirëseardhjeje nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, John A. Boehner, me të cilin u shkëmbyen përshëndetjet e rastit dhe vlerësimet për marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndër të tjera, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të këngëtares së papërsëritshme shqiptare, Vaçe Zela. “Në këto çaste dhimbjeje, kur mbarë kombi ynë po përjeton me hidhërim të thellë humbjen e këngëtares së papërsëritshme Vaçe Zela, dëshiroj të shpreh, edhe në emër të shtetit shqiptar, ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta. Vaçe Zela ishte magjia e madhe që e bëri kombin shqiptar të gëzojë dhe të jetë optimist për jetën, edhe kur jeta premtonte shumë pak mirësi”,- tha z.Nishani.