Ushtron dhunë ndaj nënës së tij, arrestohet 31-vjeçari

414
Një nënë ka rënë sërish viktimë e dhunës së ushtruar nga djali i saj, ndërsa ky i fundit ka përfunduar në pranga. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se është arrestuar Edmond Bahiti, 31 vjeç, banues në Pogradec. Të njëjtat burime pohojnë se gjatë ditës së djeshme 31-vjeçari i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, N.Bahiti 63 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “dhuna në familje” .
Sigal