Gjendet zgjidhje për krizën në Kosovë

520
Fillimi i punës së legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës ka reflektuar shenjat e një krize të re. Situata e krijuar në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, burimin e ka në sistemin zgjedhor, i cili vlerësohet se nuk i ka mundësuar asnjërës parti apo koalicioni që të fitojë një shumicë parlamentare. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, propozimi për kryetarin e Kuvendit si dhe për formimin e qeverisë i takon koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, si subjekt fitues. Ndërsa dje Aleanca Kosova e Re bëri të ditur se ka braktisur koalicionin me Lidhjen Demokratike, një veprim ky që shihet si hap drejt zhbllokimit të situatës politike në vend. Zhvillimet e djeshme pritet t’i hapin rrugë krijimit të qeverisë së re, ndërsa vetë koalicioni fitues ka paralajmëruar që deri në fund të javës pritet që të thërrasin seancën e parlamentit dhe për të krijuar institucionet e reja.
Sigal