Bllokimi në Maqedoni, një ngërç i zgjatur

521
Në Maqedoni vazhdoi për disa javë ngërçi politik me bllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të Parlamentit dhe formimit të qeverisë. Shumica e re parlamentare përbëhej nga Lidhja Social Demokrate me partitë shqiptare, ndërsa VMRO-DPMNE doli pakicë në zgjedhje. Procesi i zgjedhjes së kreut të parlamentit dhe i formimit të qeverisë së re të Maqedonisë, ngeci për disa javë si rezultat i qëndrimit këmbëngulës të partisë VMRO-DPMNE, e cila bllokoi procedurat në Parlament, duke zvarritur seancën e hapjes. Gjithashtu, presidenti Gjorgje Ivanov nuk pranoi që mandati për formimin e qeverisë t’i jepej shumicës parlamentare. Më pas, zgjedhja e një shqiptari në krye të Kuvendit të Maqedonisë u shoqërua me dhunë dhe u desh ndërhyrja ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje dhe për të nisur funksionimin normal të punës së Parlamentit dhe qeverisë së kryesuar nga Zoran Zaev.
Sigal