Gazeta Telegraf/ Nano poston foto dhe vargje për Ramën

595
Sigal

Nano poston një foto
pikante me Ramën dhe vargjet popullore: U rrite u poqe, dorë nuk hoqe, mbete k…

 

Fatos Nano, i cili kishte
dje ditëlindjen nuk është shumë aktiv në faqen e tij në Facebook. Por ama sa
herë që ndërhyn, “lëshon” gjëra pikante si ajo që ka postuar në faqen e
tij  një javë më parë. Këtë herë
shënjestra ka qenë pasardhësi i tij i dyfishtë, ai që gëzon sot dy postet më të
rëndësishme që ka pasur Nano në karrierën e tij politike,  kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i
PS-së, Edi Rama. Nano ka postuar një foto të vjetër nga një podium në kohën kur
ai ka qenë kryeministër dhe Edi Rama ministër i tij  Kulturës. Në këtë foto në mes tëi
sh-kryeministrit Nano dhe vartësit të tij që më pas do tja merrte të
gjitha,  është edhe një fëmijë i vogël me
qeleshe.

Fatos Nano kësaj
fotografie i ka bërë edhe një dedikim pikant;

U rrit djali u be
burre, siç thote edhe populli…

U rrite, u poqe… por
prap dore nuk hoqe…

Edhe pse Nano vazhdimin
e fjalës së urtë popullore, për të përshkruar ata që nuk ndryshojnë gjithë
jetën e ka lënë me retishencë (nënkuptim) kanë qenë komentuesit e shumtë që e
kanë ndihmuar duke e plotësuar togfjalëshin me fjalën që duhet; U rrite, u
poqe… por prap dore nuk hoqe…ngele koqe!