“Rilindja” ndërton kapitalizmin sipas modelit të vetadministrimit socialist

174
Sigal

Nëse kriza botërore në 3 vitet e fundit varet nga covid-19 dhe lufta Rusi-Ukrainë, ekonomia në Shqipëri duket se është në varësi të “humorit” të Bordit të Transparencës, si levë e qeverisë. Kriza e naftës filloj me grabitjen e ARMO-s dhe rrafshimin e Rafinerisë së Ballshit që u shit për skrap. Denoncimi i Berishës: Engjëll Agaçi, “kapo” i pasurive publike që me “kthetrat” e marrveshjeve dhe kredive bankare, zhyti shtetin në borxhe marramendëse. Agaçi sapo erdhi në pushtet u vetë-emërua në Bordin e naftës duke e vënë pasurinë kombëtare në shërbim të oligarkëve të partisë, dhe u largua prej andej duke e lënë ARMO-n me 500 milin euro borxhe

 

Kapitalizmi i rilindjes sipas modelit te vetëadministrimit socialist

  •  Ëngjëll Agaçi “kapo” i pasurive publike që me ‘kthetrat’ e marrëveshjeve dhe kredive bankare mban të mbërthyer shtetin në borxhe marramendëse.

Ekonomia në Shqipëri duket se është në varësi të ‘humorit’ të Bordit të Transparencës. Një Bord që në fakt duhet kuptuar se në të vërtetë nuk eksizton. Bordi i Transparencës është një mekanizëm i krijuar për të sjellë sa më shumë para në arkën e shtetit duke taksuar në vlerën që i leverdis qeverisë bizneset që operojnë në vend. Ndërsa shteti mbush arkën për të paguar borxhet që vetëm shtohen nga kontrata korruptive, PPP e koncensione ku përfitojnë oligarkët, si dhe pagesat në rritje për të gjithë militantët që mbushin zyrat e administratës dhe shpërblimet për patronazhistët. E megjithatë janë kompanitë që tregtojnë ushqimet dhe kompanitë që qarkullojnë hidrokarburet në vend: shprehen se është Bordi i Transparencës ai që nuk i lejon që të punojnë të lirë për të ndryshuar e ulur çmimet dhe për të vendosur vetë se si do e përballojnë konkurrencën në treg. Por ‘talljen’ e Bordit të Transparencës me çmimet nuk e kundërshtojnë qytetarët, ata që vuajnë më shumë pasojat e vendimeve të tij, pavarësisht se po blejmë të njëjtin produkt si në Europë me çmim disa herë më të lartë, ndërsa kemi pagat më të ulëta e një shoqëri që varfërohet çdo ditë e më shumë. Jemi i vetmi vend në Europë që kemi pasur rritjen më të lartë të inflacionit, ndërsa vetë Banka e Shqipërisë paralajmëroi një tjetër rritje pasi kriza ekonomike do vijojë të thellohet. Por në këtë rast në vend që Banka e Shqipërisë të reagojë ndaj kësaj rritje të paprecedentë, pasi po ndodh për herë të parë në 30 vite, duket se është kthyer në një aneks të Ministrisë së Financave dhe Guvernatori Gent Sejko shfaqet vetëm për të bërë deklarata për media. E me gjithë këtë rritje të inflacionit për shkak të njëmijë e një investimeve të ndërmarra nga qeveria pa asnjë studim fizibiliteti pra pa asnjë studim të avantazheve ekonomike që do të përfitonte qeveria nga secili projekt apo investim i kryer duket se Qeveria nuk shënon asnjë sprapsje. Bordi i Transparencës nuk e ka marrë parasysh aspak faktin që Shqipëria është një vend prodhues i naftës para se të marrë vendime për të caktuar çmimet më të larta të hidrokarbureve në rajon. Shefi i qeverisë më herët deklaroi se ky argument ishte i pavlefshëm për shkak se nafta që del nga Shqipëria nuk mund të përdoret për konsum për mjetet. Por ishin të shumtë ekspertët që e kundërshtuan një gjë të tillë.

Sali Berisha: Ëngjëll Agaçi sapo erdhi në pushtet shkoi në Bordin e naftës (ARMO) dhe ai i drejtoi operacionet siç i leverdiste qeverisë, partisë e oligarkëve.

Prof. Asc. Jorgji Hanxhari deklaroi për gazetën ‘Telegraf’: I them zotit Kryeministër, se në uzinat në Shqipëri prodhohej gazoil (ose naftë motorrash Diesel), benzinë, squfur, vajra lubrifikante, mazut, bitum, etj dhe nuk është aspak e vërtetë, që nga nafta shqiptare nuk mund të prodhohet naftë Diesel dhe benzinë, dhe kjo është një gënjeshtër e madhe! Por duket se implikimet e pushtetarëve për përfitime në këtë industri janë më të thella dhe se vetë puset e naftës. Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se uzina e Ballshit u shtrua në skrap pasi u fut në borxhe nga një sistem mafioz.

 Agaçi u largua nga Bordi i naftës pasi kishte çuar totalin e borxhit të ARMO-s në pothuajse gjysmë miliardë euro.

“Një sistem mafioz, i cili duke e përdorur për kolateral uzinën merrte qindra milionë euro borxhe dhe në fund mënyra e vetme për të likujduar borxhin ishte shtrimi në skrap edhe i uzinës. U zhvillua një mafie e tmerrshme me në krye Ëngjëll Agaçin. Agaçi sapo erdhi në pushtet shkoi në Bordin e naftës (ARMO) dhe ai i drejtoi operacionet siç i leverdiste qeverisë, partisë e oligarkëve me radhë. Gjithçka është e bërë nga kjo Qeveri.” Është pikërisht Emri i Ëngjëll Agaçit i cili shfaqet në mesin e ciklonit të aferave më të mëdha korruptive në Shqipëri. Agaçi është një personazh kyç edhe në aferën e inceneratorëve.

Jorgji Hanxhari : Në uzinat në Shqipëri prodhohej gazoil (ose naftë motorrash Diesel), benzinë, squfur, vajra lubrifikante, mazut, bitum, etj.

Është pikërisht Ëngjëll Agaçi i cili e shtyn çdo pasuri publike përdorimit si kolateral dhe zhytjen në borxhe deri në falimentimin e atyre që do të ishin një mundësi e jashtëzakonshme nëse do të shfrytëzoheshin për të mirën e qytetarëve. Por si u gjend Agaçi në Bordin e naftës, industrisë me më shumë fitime në vend. Në dhjetor të vitit 2013, Engjell Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, u emërua nga ministri i atëhershëm i Ekonomisë Arben Ahmetaj anëtar i Këshillit Mbikqyrës të ARMO-s, si përfaqësues i shtetit. Ai u dorëhoq në nëntor 2014. Kjo ikje e papritur ndodhi për shkak se ai kuptoi biznesin e vërtetë të ARMO-s dhe vendosi të ikë për të mos lënë gjurmë kompromentuese. Sidoqoftë, para se të ikte ai miratoi bilancin e vitit 2013 të ARMO-s, me rreth 24 miliardë lek humbje. Ai qe gjithashtu në dijeni të detyrimeve të pashlyera të ARMO-s: 24 miliardë ndaj nënkontraktorëve dhe bankave, 10,3 miliardë ndaj furnitorëve, 4,3 miliardë ndaj shtetit dhe 8,9 miliardë ndaj palëve të tjera, për një borxh total prej 47,5 miliardë lek ose rreth 350 milionë euro. Më pas, borxhi u rrit më shumë- gjatë vitit 2014 u shtuan rreth 25 milionë euro, ndërsa në vitin 2015 u shtuan edhe rreth 120 milionë euro të tjera borxh, duke e çuar totalin e borxhit të ARMO-s në pothuajse gjysmë miliardë euro.