Fjalimi i Ramës në Kuvend, Petrit Vasili: “Kur ngatërron spitalin me qeverinë!”

477
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri nga foltorja e Kuvendit në drejtim të Presidentit të Republikës Ilir Meta, ndaj të cilit pritet të ngrihet një komision hetimor parlamentar për shkarkimin e tij.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili thekson se kjo ndodh kur e ngatërron spitalin ku duhej të ishte shtruar me qeverinë

Reagimin i Petrit Vasilit

Kur ngatërron spitalin me qeverinë!

Ka thjesht një të semurë, çakërdisur, të lënë pas dore, pa asnjë kurë dhe pa asnjë trajtim, që ka ngatërruar krevatin e spitalit dhe është ulur në krye të qeverisë.

Kurojeni sot, se nesër do të hajë veten.