Fillojeni mbarë – i nderuar Kryetar!

498
Sigal


Ylli Dylgjeri

Ndoqa përgjigjen që Kreu i Këshillit të lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, i bëri pyetjes së gazetares Beti Njuma:
Pyetje: Ju kanë cilësuar si jurist që keni punuar me Sorosin, edhe pse nuk është herezi, por edhe për lidhje të ngushta me PS?
Përgjigje: Jam krenar që punoj me Sorosin – thatë Ju.
-Ajo e para është e vërtetë, e dyta jo, – mohuat Ju.

Dakord, them dhe Unë, por të dyja janë të vërteta zoti Ibrahimi.
Pse e nisni qysh në fillim me gjysmë krenari, zoti Kryetar?
Krenaria e Juaj është më e hershme, qysh në ngjizje. Ju jeni djali i zotit Nesip Ibrahimi, ish-funksionar i lartë i PPSH-së. PS nuk e ka mohuar trashëgiminë me PPSH-në. Biles, Ju e keni vazhduar krenarinë deri në lidhje krushqie. Zonja Mimi Kodheli është motra e gruas Tuaj.
Fillojeni mbarë i nderuar Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky rreth deklarimi Juaj janë vetëm kushërinjtë e parë. Vettingu, për  të tjerë hyn edhe më thellë, në fis e në farë.
Ndaj Jini krenar, optimist, dhe transparent për  të qëndruar gjatë në këtë detyrë.
Suksese në karrierë, zoti Ibrahimi!