“Ne pengmarrës!?”, studentët i përgjigjen Ramës: Plotëso kërkesat dhe shikoje se çfarë jemi

565
Sigal

Studentët vjojnë me protestën e tyre për plotësimin e 9-të pikave të kërkesës drejtuar qeverisë prej fillimit të dhejtorit të kaluar.

Ata sot kanë  vendosur që të protestojnë paqësisht në fakultetet përkatëse, mënyrë kjo për të shprehur indinjatën ndaj kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit të cilët sipas tyre kanë thënë vetëm fjalë bosh dhe asgjë konkrete.

Njëri prej studentëve protestues të Fakultetit të Shkencave të Natyrës u shpreh: “Studentët janë ndarë në dy qëndrime, disa thonë të dalim të protestojmë në shesh të tjerët thonë që të protestojmë në fakultetet përkatëse duke bojkotuar mësimin. Kjo është diçka e drejtë sepse ka debat e mbi të gjitha studentët po protestojnë të gjithë në mënyrën e tyre, kjo është më e rëndësishmja”.

Studentët e FSHN-së u shprehën se edhe pedagogët dhe dekani i këtij fakulteti  janë në mbështetje të tyre.

“Kryeministri ynë do të na përçajë duke na quajtur pengmarrës. Ne pengmarrës!? Nuk e di pse po zgjaten vendimet për plotësimin e kërkesave tona pasi në kohën që ato të plotësohen ne do të ndalojmë protestat, dhe nuk do të jemi më “pengmarrës” ” – u shpreh një student tjetër i po këtij fakulteti.

Ata deklaruan për Fax Neës se pothuajse asnjë nga pikat që kënëi kërkuar nuk janëplotësuar duke përmendur edhe disa prej tyre.

“Nuk është realizuar as ulja e tarifës për masterin, as përfaqësimi i stuedentëve në vendimmarrjen e universitetit, as votën e studentëve jo në 10% sa është por në 50% të rëndësisë për zgjedhjen e dekanëve, rektorëve dhe shefave të departamenteve. Ne mendojmë se këto pika janë të drejta dhe mund të plotësohen prandaj po protestojmë dhe do të protestojmë deri në realizimin e tyre”.

Gazetarja e Fax News Jonada Zelka raporti nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës se sallat janë të gjitha bosh si pasojë e bojkotimit të mësimit nga studentët.

Edhe studentët e Fakultetit Juridik kanë bojkotuar mësimin duke vendosur karriget sipër tavolinave. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë.