Rama për instalacionin në Kryeministri: Nuk është një vepër arti! Nuk është bërë për mua

117
Sigal

Edi Rama nuk e ka konsideruar vepër arti, instalacionin që do të ndërtohet në ambientet e Kryeministrisë.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Rama deklaroi se ky ndërtim ka të bëjë me një projekt për energjinë e rinovueshme.

Rama: Së pari qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë instalacion në mjediset e Këshillit të Ministrave. Qeveria ka ndërmarrë një program të energjisë së rinovueshme diellore që do shtrihet në të gjithë institucionet. Nuk bëhet fjalë për një vepër arti.

Është një projekt energjie të rinovueshme të kombinuar me një mikroklimë për mjediset e punës. Do të jetë aty për vite të tëra, nuk është bërë për mua. Teoria që duhen ndalur të gjithë investimet se kemi një situatë krize, është teori për të manipuluar njerëzit. Nga investimet vijnë të ardhurat e tjera, pasi rritet ekonomia dhe rritet kapaciteti për të shpërndarë.

Këtu bëhet fjalë për krijimin e vendeve të reja të punës. Gjërat janë të lidhura. I kam dëgjuar këto edhe kur ra tërmeti apo pandemia. Po të kishim vepruar me teorinë ndaloni të gjitha, do kishim mbetur në pamundësi për të bërë edhe atë punë.