Enkelejd Alibeaj: Lirimi i Durim Keçit, provë që Rama ka kapur sistemin e Drejtësisë

443
“Një tjetër kriminel i rrezikshëm është jashtë dyerve të burgut”, kështu e ka nisur fjalën e tij deputeti dhe kreu i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Deputeti përmendi se “peshqit e krimit” janë miq të Edi Ramës dhe ministrit Blendi Klosi, dhe përmendi rastin e Durim Keçi, i liruar nga burgu, kur më parë ishte i dënuar për trafik droge dhe prostitucioni. “Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e paralajmëroi që në tetor, se Durim Keçi do t’i shpëtonte drejtësisë, sepse kishte mik kryeministrin Edi Rama dhe i ka shërbyer atij në çdo palë zgjedhje, duke bërë të njohura tabulatet telefonike”, u shpreh Alibeaj. “Reforma në drejtësi u përdor për të çliruar nga drejtësia kriminelët si Keçi dhe të tjerë të fuqishëm, që kërkohen për ekstradim në Itali. Por lirimi i Durim Keçit është edhe efekt i presionit të Edi Ramës ndaj drejtësisë dhe kontrollit politik nëpërmjet kryeprokurorit antikushtetues. Që kur Edi Rama emëroi Prokurorin e Përgjithshëm pa veting dhe në kundërshtim me kushtetutën: “Saimir Tahirit iu kthye pasaporta dhe ai mund të lëvizë i lirë kudo ku ka fshehur paratë e fituara nga trafiku i drogës. Orest Sota u lirua nga burgu, megjithëse u kap në mashtrim për burimin e 863 mijë eurove dhe përdorimin e tyre. Trafikantëve të kokainës së Xibrakës iu ul dënimi dhe prokuroria nuk e ankimoi vendimin”.
Sigal