Endrit Braimllari: Edi Rama ka kompromentuar rëndë rolin e Policisë së Shtetit

535
Sigal

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar ditën e sotme mbi Policinë e Shtetit dhe përpjektjet e Ramës për ta implikuar atë në veprimtari kriminale.

Braimllari komenton të gjitha përpjekjet e Ramës për ta kthyer Policinë e Shtetit në një vegël të tij dhe të trafikantëve të tij.

“Jemi në mbështetje të Policisë së Shtetit por në mbështetje të atyre oficerëve të ndershëm që përballen dhe luftojnë krimin e organizuar, që ruajnë rendin dhe sigurinë publike.” – shkruan Braimllari në një postim në Facebook.

Më poshtë statusi i plotë i Braimllarit:

Edi Rama ka kompromentuar rëndë rolin e Policisë së Shtetit. Të gjithë shqiptarëve i’u kujtohet si Kryeministri i vendit i bënte thirrje Policisë së Shtetit nga Kuçova të hiqnin kapelet dhe të bënin fushatë për Rilindjen, duke shkelur rëndë Kushtetutën e vendit.

Të gjithë e mbajnë mend si Edi Rama angazhoi Policinë e Shtetit për të mbledhur vota për Rilindjen. Doli qartë që Edi Rama angazhoi të gjithë strukturën e Policisë së Shtetit në përkrahje të krimit të organizuar dhe kjo e vërtetuar nga përgjimet e antimafias italiane. Janë ende tre drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në kërkim për përfshirje në trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Jemi në krah të Oficerit të Lartë Zagani, që demaskoi gjithë skemën kriminale të Policisë së Shtetit e cila drejtohej drejtpërdrejtë nga Edi Rama dhe të cilin e detyroi të kërkonte azil për shkak të presionit që Edi Rama i ushtroi.
Jemi në krah të Oficerit të Lartë Nuhu, që denoncoi publikisht një skandal të Policisë në Komisariatin e Krujës, ku ishte i implikuar drejtpërdrejtë deputeti i Partisë Socialiste dhe Edi Rama në mbrojte të dhunuesit i bënte presion drejtpërdrejtë Oficerit të Policisë duke e detyruar të kërkojë azil.
Jemi në përkrahje të çdo efektivi policie që lufton krimin e organizuar.

Policia e Shtetit ka nevojë të shkëputet nga urdhrat e një Kryeministri trafikant sepse Policia e Shtetit është e qytetarëve dhe jo e Edi Ramës dhe e trafikantëve të tij