Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi, 62 viktima dhe mbi 900 të plagosur, vijojnë kërkimet

258
Sigal

Pas tërmetit të fuqishëm në Izmir, numri i viktimave që nxirren nga rrënojat e ndërtesave të shembura është rritur.

Deri në këto momente rezulton se kanë humbur jetën 62 persona, mes tyre edhe 3 shqiptarë.

Çifti i bashkëshortëve Hatixhe dhe Bajram Dogruja (70 dhe 73 vjeç) dhe një 64 vjeçare, kanë qenë pjesë e shqiptarëve që janë zhvendosur në Turqi në vitin 1956.

Bilanci i të plagosurve ka arritur mbi 900 persona, të cilët kanë tej mbushur spitalet.

Sipas mediave turke, deri tani janë nxjerrë nga rrënojat 100 qytetarë dhe vijojnë kërkimet në 9 ndërtesat e shembura nga tërmeti.

Autoritetet turke u kanë bërë thirrje qytetarëve që mos të futen në banesat e dëmtuara, pasi që pas tërmetit shkatërrues janë regjistruar edhe 35 tronditje të magnitudës më të lartë se 4 ballë dhe gjithsej 484 tronditje.