Emërimi i Arben Ahmetaj/ Opozita: Më i korruptuari u caktua ministër Shteti për Rindërtimin, mëlccitë e qengjit ia varën në qafën e ujkut

523
Sigal

Arben Ahmetaj emërohet ministër shteti për rindërtimin

 Mëlçitë e qingjit në qafë te Ujkut

Qeveria shqiptare ka ngritur një Ministri të veçantë për rindërtimin e  zonave të prekura nga termeti. Në krye të këtij dikasteri do të jetë Arben Ahmetaj, ndërsa  kryeministri  Edi Rama,  thotë se kjo është e nevojshme për faktin se kërkohet koordinimin për programin e rindërtimit  dhe të ndjekë orë e minutë zbatimin e tij. Rama: Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit. Nuk ka vonuar, dhe Presidenti Ilir Meta, siç edhe njoftoi e dekretoi menjëherë emrin e Arben Ahmetajt si Ministër të Shtetit për Rindërtim. Pas dekretimit të Metës, kryetari aktual i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë është Ministri i Shtetit për Rindërtimin. Por ky emërim nuk ka kaluar pa komentin e ish kryeministrit Sali Berisha. “Mëlçitë e qingjit në qafë te Ujkut…”, shkruan Berisha në postimin e tij duke e shoqëruar edhe me një foto ku Ahmetaj shfaqet i qeshur përkrah kryeministrit Edi Rama. Arben Ahmetaj ka qenë në shënjestër të akuzave të opozitës për korrupsion. Në vitin 2016 Patria Demokratike hodhi akuzat ndaj ministrit Arben Ahmetaj se ka udhëtuar dhjetëra herë me avionë çarter jashtë vendit, me një kosto të madhe për çdo fluturim që rëndon në xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Rasti i inceneratorëve

Partia Demokratike në dhjetor të vitit 2017 e akuzoi Ahmetajn, në atë kohë ministër i Financave dhe Ekonomisë se po vidhte qindra milionë euro për tre inceneratorë. Përmes një prononcimi nga selia e PD-së, Jamarbër Malltezi solli detaje për skemën e asaj që e quajti zhvatje të miliona eurove për të ndërtuar 3 fabrikat e djegies së plehrave në Elbasan,  Fier dhe Tiranë, inceneratorëve fantazëm. Raporti i DASH i vitit 2018 për Shqipërinë: Koncensionet cënojnë konkurrencën. Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH) publikoi raportin e pritur për klimën e investimeve për Shqipërinë për vitin 2018. Në të mbizotëronin shqetësimet për korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, teksa Shqipëria konsiderohej si një vend i vështirë për të bërë biznes dhe ku favorizohen kompanitë e lidhura me politikën. Me shqetësim raportoheshin dhe projektet e partneritetit publik privat, të cilat vlerësoheshin se kanë kufizuar konkurrencën, ndërsa nuk ka një analizë kosto-përfitime të tyre. Tjetërsimi i pronësisë ishte një tjetër problem që kanë raportuar investitorët e huaj. “Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2017”, thuhej në raport. Ndërsa Ahmetaj, pas publikimit të këtij raporti doli  në një konferencë për shtyp ku tha se kontratat e partneritetit publik privat nuk janë një shpikje shqiptare, por që përdoren në gjithë botën.

Opozita: 5 pika për lehtësi fiskale

Më herët nga qyteti i Durrësit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ripërsëriti planin me 5 pika  që siç tha ai ofron lehtësi fiskale për biznesin, sipas përvojës së ndjekur nga Italia në situatë të njëjtë pas tërmetit në Aqulia. Basha: Të gjitha bizneset; bizneset e vogla, bizneset e Durrësit duhet të përfitojnë nga masa lehtësuese. Kështu ka ndodhur kudo kur janë goditur ekonomitë lokale nga tërmeti. Durrësi nuk është thjesht ekonomi lokale, është ekonomia e dytë më e madhe pas Tiranës. Po u fut Durrësi në kolaps ekonomik të thellë për shkak të tërmetit, se në kolaps ekonomik kemi qenë edhe përpara tërmetit, atëherë e merr gjithë Shqipërinë me vete. Prandaj kemi propozuar ato 5 masa:

  1. Pezullim të faturave të energjisë dhe të ujit.
  2. Pezullim të të gjitha taksave vendore, duke përfshirë taksën e pronës,
  3. Pezullim dhe shtyrje e pagesës me këste të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
  4. Anulim i çdo takse të tatim-fitimit apo taksa të tjera për të gjithë kohën derisa situata të normalizohet.
  5. Përjashtim nga TVSH për lëndët e para dhe materialet që përdoren për rikuperimin e dëmeve.

Këto pesë pika i japin mundësi biznesit ta mbajë kokën mbi ujë. Basha tha vuri në dukje se nëse kjo paketë lehtësuese nuk zbatohet nga qeveria,  biznesi do të vuajë pasoja të rënda.