Eliot Engel letër admiralit James Foggo: Kujdes me deklaratat për Serbinë

553
Sigal

Ligjvënësi amerikan, Eliot L. Engel, i bëri thirrje të shtunën admiralit amerikan James Foggo, komandant i marinës amerikane për Evropën, që të jetë i kujdesshëm në komentet e ardhshme rreth Serbisë, duke i tërhequr vëmendjen atij në shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për orientimin e Beogradit dhe marrëdhëniet e tij më Moskën.

Zoti Engel që kryeson Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në një letër dërguar admiralit Foggo, i cili është komandant i forcave të NATO-s më seli në Napoli, shpreh shqetësimin e tij rreth komenteve që admirali kishte bërë në një intervistë më 16 dhjetor të vitit të kaluar në Beograd rreth bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe Serbisë që “nuk e pasqyrojnë në mnëyrën e duhur politiken e Shteteve të Bashkuara dhe bien ndesh me një raport të Depatmentit të Mbrojtjes që është dërguar në Kongres më herët gjatë këtij viti.

Zoti Engel citon admiralin Foggo të ketë thënë se ‘unë e shoh bashkëpunimin (NATO-Serbi) duke u përmirësuar në mendjen time’. ‘Tani për tani ato janë partnerë dhe vendi juaj është shumë i lumtur me këtë, dhe kjo është e shkëlqyeshme. Ne jemi në rregull edhe më këtë. Kështu që ju do të zgjidhni dhe merrni atë që dëshironi të bëni dhe sa larg dëshironi të çoni këto marrëdhënie, dhe ne do të jemi atje për ju’.

“Brenga ime ka të bëjë me shmangien e shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara lidhur me zgjerimin e lidhjeve në fushën e sigurisë ndërmjet Serbisë dhe Rusisë që nga viti 2012. Në raportin dërguar Kongresit me 31 maj të vitit 2019, Departamenti i Mbrojtjes shpjegon me hollësi marrëdhëniet e zgjeruara ndërmjet Serbisë dhe Rusisë”, shkruan zoti Engel duke nënvizuar disa prej qëndrimeve në shprehura në raport.

“Serbia siguron mjedisin më të favorshëm për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor … Para Partisë Përparimtare serbe të Presidentit Aleksandër Vuçiç që mori pushtetin në vitin 2012, marrëdhëniet dypalëshe ushtarake serbe me Rusinë ishin të pakta”

Pas zgjedhjeve të vitit 2012 në Serbi, Partia Përparimtare serbe ndërmori hapa për të shtuar marrëdhëniet e saj ushtarake me Rusinë, duke çuar në nënshkrimin e një marrëveshje zyrtare të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në nëntor të vitit 2013 … Stërvitjet e para ndonjëherë ushtarake midis Rusisë dhe Serbisë, më emrin e koduar, SREM-2014, u zhvillua më vonë atë vit në Serbi, duke përfshirë më shumë se 400 forca ajrore ruse dhe serbe…. Në vitin 2014, Forcat e Armatosura Serbe organizuan një parakalim ushtarak për presidentin rus Vladimir Putin, duke lëvizur ia përshtatur datën e festës të këtyre forcave vizitës së presidenti Putin.

Ritmi i stërvitjeve është rritur që nga viti 2014… Serbia mori një dhuratë prej gjashtë avionësh MiG-29 të përdorur rus në tetor të vitit 2017…. Serbia ka porositur katër helikopterë Mi-35 dhe planifikon të porosis Sistemet e raketave tokë-ajër Pancir S1. Serbia gjithashtu mori një dhuratë prej 30 tankesh T-72 dhe 30 automjeteve BRDM-2 nga Rusia në këtë kohë”, citon zoti Engel raportin e Departamentit të Mbrojtjes./voa