Eduart Halimi/ Opinioni final i venecias, një verdikt drejtësie

85

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi: Opinioni final i Venecias, një verdikt drejtësie

Ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi dhe ish bashkëkryetari i Reformës në Drejtësi ka reaguar pas publikimit të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë. Ish ministri i Drejtësisë Eduard Halimi shprehet se Opinioni Përfundimtar i Venecias është verdikt drejtësie dhe këtë e ka shprehur edhe më parë, sepse kishte krijuar bindjen se argumentet e plota të stafit të Presidentit, do të prodhonin një verdikt drejtësie.

Eduard Halimi: Nuk kam pasur kurrë dyshim se opinionet përfundimtare të forumit më profesional në Evropë janë verdikte drejtësie. Në të gjitha intervistat e javës së kaluar miqtë gazetarë me pyesnin: A do ndryshojë draft opinioni nga opinioni përfundimtar? Përgjigjja ime bazohej në besimin e verdiktit përfundimtar, integritetin e Institucionit dhe bindjen se argumentet e plota të stafit të Presidentit, do të prodhonin një verdikt drejtësie. Verdikti i sotëm i Venecias, është një verdikt drejtësie për Shqipërinë e sotme, të nesërme dhe gjithë vendeve anëtare të KiE. #zeroshkelje #presidenti #kushtetuta.