Drejt mbylljes numërimi në bashkinë Vorë, kryeson kandidati i majtë

468
Po shkon drejt përmbylljes proçesi i numërimit të kutive të votimit në Bashkinë e Vorës. Aktualisht 3 kuti janë proces numërimi dhe një tjetër është e pahapur ende.
Deri më tani kandidati i majtë Luan Sallaku kryeson me 6860 vota, ndërsa kandidati djathtë Fiqiri Ismaili ka 6770 vota.
Në çdo kuti votimi janë konstatuar fletë të pavlefshme. Nga 15 500 fletëvotimi janë numëruar 13.630, mbeten për tu numëruar edhe 2070.
Sigal