Dr. Ina Zhupa: Rama shkeli kriteret e vendosura nga FSHF. ‘Air Albania’ s’plotëson asnjë kusht

557
Sigal

Zëdhënësja e PD, Dr. Ina Zhupa reagon sërish lidhur me stadiumin e ri kombëtar, që ashtu siç u raportua dje në disa media, do të mbajë emrin “Air Albania”. Sipas Zhupës, që paraqet edhe disa dokumente, më 22 Korrik të këtij viti, Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur tenderin për të kërkuar një sponsor të ri për stadiumin kombëtar. FSHF kishte vendosur dy kritere kryesore për tëkompanite e interesuara: Rama nuk e lëshon qendrën tregtare me fushë futbolli Arena Kombëtare, tashmë me emrin e një kompanie si Air Albania që del me humbje, nuk plotëson asnjë kriter të FSHF dhe prap zgjidhet fituese. Propagandë e fuqishme që Air Albania meqë nuk lartësohet dot në qiej pa Turkish Airlines, të lartësohet si emër në stadiumin kombëtar. Më 22 Korrik 2019 Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur tenderin për të kërkuar një sponsor të ri për stadiumin kombëtarë. FSHF kishte vendosur dy kritere kryesore për të plotësuar kompanitë e interesuara :
1-Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit,
2-Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombetar.

Më 9 Nëntor 2019 është shpallur fituese e tenderit kompania “Air Albania” nga 3 kompanitë që kanë marrë pjesë .Duke ju referuar kritereve të vendosur në tender kompania “Air Albania” nuk plotëson asnjërin prej tyre.
1- Jo vetëm nuk ka një xhiro 10 milion euro në vit por në bilancet e deklaruara për vitin 2018 tregojnë që është në kushte financiare me humbje prej 120 mijë dollarë.
2- Emër të mirë kombëtar dhe ndërkombëtar dhe reputacion, nuk e ka për shkak se nuk ka krijuar ende kushtet për tu njohur për mirë apo për keq pasi ka vetëm një vit e krijuar. Kompania është krijuar me 12/09/2018 sipas ekstraktit të QKB. Pra dy kriteret e vendosur nga vetë FSHF nuk janë plotësuar. Pasi pikturoj me duart e tij fanellën e kombëtares në europian, Rama mesa duket ka pikturuar edhe emrin e ri të stadiumit kombëtar jashtë çdo kriteri. Ndërkohë që minimalisht duhet të zbatoheshin parimet bazë të ligjit “për prokurimin publik” dhe aktet nën ligjore të tij duke vendosur kritere si : a) Shpallja e një gare ndërkombëtare b) vendosjen e kushtit të garancisë në marrjen pjesë në tender c) Gjendjen financiare të kompanisë pjesëmarrëse.