‘Do të nxjerrim shpalljen në shtyllë’/ Kërcënohet me jetë Xhavit Koni pasi denoncoi torturat nga Fatmir Xhafaj

535
Shqiptari Xhavit Koni që jeton në Suedi, është kërcënuar me jetë pasi denoncoi në media torturat që i ka bërë Fatmir Xhafaj në vitin 1986 kur ky i fundit ka qenë hetues gjatë komunizmit.

Vet Xhavit Koni ka deklaruar se është kërcënuar nga persona të panjohur, të cilët i kanë dërguar mesazhe ku i shkruanin që mos të kthehet në Shqipëri, ndryshe “do t’i nxjerrin shpalljen në shtyllë për 24 orë”.

Kërcënimet që ka marrë, ai i ka denoncuar në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Kercenohet me jete Xhavit Koni, njeru qe denonocoi publikisht torturat çnjerezore te xhelatit te diktatures Fatmir Xhafa!

Por ai do vije ne Shqiperi te perballet me xhelatin e tij Xhafa! Lexoni mesazhin e tij. sb

“Mirmbrema Doktor Berisha te uroj shendet e jete te gjate me fal qe Po te shqetesoj por dua te bej me dijeni ty dhe shume te tjere qe une kam tre dit qe marr kercenime nepermjet telefonit pa numer nga persona qe une nuk i njoh dhe me thone qe Po erdhe ne Shqiperi do ta nxjerrim shpalljen ne shtylle per 24 ore dhe ofendime nga me te ndyrat une do te vij ne Shqiperi dhe do te perballem me xhelatin Fatmir Xhafa ball per balle se torturat cnjerzore qe ka perdorur ndaj meje ne 86 ka ardhur koha me ja treguar gjith Shqiptareve me respekt nga Suedia Xhavit Koni”.
Sigal