Policia greke sekuestron 21 kg marijuanë, dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria

491
Policia greke ka sekuestruar gjatë ditës së sotme 21 kilogram e 820 gram marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Lënda narkotike ishte fshehur në mjetin e një shtetasi grek rreth 63-vjeç, ndërsa u kap në Igumenicë.

Mësohet se droga ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër dhe ishte ndarë në 2 çanta me 40 pako me peshë 21 kilogram e 820 gram marijuanë. Paraprakisht dyshohet se lënda narkotike ka ardhur nga Shqipëria. Policia vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, në një tjetër operacion të policisë greke janë sekuestruar 641 gram marijuanë në Prevezë, ndërsa në pranga ka rënë një 30-vjeçare greke.
Sigal