Rekord dramatik në SHBA, 25 000 të infektuar, 1224 viktima në 24 orë

241
Sigal

Rekord dramatik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 25.060 raste të reja me koronavirus, teksa numri i viktimave është 1224.

Sipas të dhënave të Johns Hopkins University janë të paktën 1,467,884 persona të infektuar me COVID-19 në SHBA dhe të paktën 88.754 të vdekur nga virusi.

SHBA-ja është renditur e para përsa i përket numrit të rasteve te infektuara dhe viktimave deri tani.