Monika Kryemadhi ka “thumbuar” sërish ministren e Arsimit Lindita Nikolla gjatë një fjalimi përpara të rinjve teksa iu drejtohet, “ Ansjëherë mos bëni kompromis në kurriz të dijeve tuaja, ministrat ikin e vijnë”.
Kjo deklaratë e Kryemadhit, erdhi një ditë pasi i kërkoi nga Lezha që të mos përsëriten gabimet e vitit të kaluar në mature. Gjithashtu, ajo tha se kurrë mos besoni se ai që ka më shumë pushtet ka gjithmonë të drejtë.
Ansjëherë mos bëni kompromis në kurriz të dijeve tuaja. Ministrat dhe deputetët ikin dhe vijnë dhe ajo çka ju mbetet është arsimimi i mirë.
Besoni gjithmonë në bindjet dhe idetë tuaja dhe kurrë mos besoni se ai që ka më shumë pushtet ka gjithmonë të drejtë.
#NjeShansPerTeGjithe