Darka e fundit? Ja çfarë thotë Meta për darkën me Ramën dhe “helmimin” në ushqim

521
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka folur për darkën e zhvilluar pak ditë më parë në Kryeministri me Edi Ramën. Gjatë intervistës me tone humori me moderatorin Arjan Çani, Meta ka ironizuar deklaratat e bëra nga disa analistë se kreu i LSI-së nuk kishte ngrënë asgjë në darkë nga frika e një komploti për helmimin e tij.
Meta e ka konsideruar darkën me Ramën si normale ku kanë shkëmbyer diskutime edhe për protestën e PD-së.
Intervista: 
Gojët e liga thonë se ti nuk hëngre asgjë në darkën e Ramës sepse në tavolinë sundonin hije dyshimi për helmim të mundshëm nga shërbimet inteligjente të huaja?
Këtë e ka thënë kolegu juaj Fari Balliu te Fevziu dhe ai njihet për këto teori. Ka qenë një takim si të tjerët.
Realisht a hëngrët gjë?
Nuk e kam patur mendjen as te kafja, as te darka, por te diskutimet. Kemi qenë në një komunikim shumë normal.
Ma thuaj sinqerisht…
Po nuk e mbaj mend.
Po kanë kaluar vetëm 4-5 ditë, s’ka mundësi të mos e mbash mend…
Po ç’të mbash mend më parë
Pra keni cimbisur ndonjë gjë?
Po ndonjë gjë të vogël…
Pra teoria e helmimit bie?
(Qesh) Ç’të bëj tjetër vetëm se të qesh.
Gojë të liga thonë se menuja ishte ngrohtë dhe prandaj kaluat një darkë vëllazërore me Ramën…
Ishte normale. Për mua ishte normale sepse mund të ketë parametra të ndryshme.
Thonë se në një moment të caktuar u duk sikur ia ngece antipastën në fyt Ramës, pasi i pohove se ke pranuar disa kërkesa opozitës dhe nuk je shprehur kundër qeverisë teknike. A ka diçka të vërtetë këtu?
Nuk mendoj se është e vërtetë sepse ka qenë shkëmbim mendimesh. Sigurisht që folëm për protestën në një kohë kur të gjitha mediat flasin për të.
Gojët e liga thonë se do të ketë një darkë mes teje dhe Bashës…
Unë e kam ftuar gjithnjë Bashën dhe nuk është tabu. Nuk mund të them se nuk e takoj kreun e opozitës.
Thonë se i keni propozuar Ramës për të qenë ti kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme për të qetësuar situatën, në një kohë kur po përfundon edhe era e Angela Merkelit…
Nuk kam ndërmend të përfshihem në fushatën e Gjermanisë, të merremi njëherë me hallet tona. Nuk ka lidhje fare.
Thonë se Rama nuk është më i preferuari i Merkelit dhe kjo përforcohet pas deklaratës së ambasadorit të OSBE për 2 mld eurot që do përdoren për të blerë deputetë. Gjatë darkës e shtroi Rama këtë mërzitje që nuk është më i preferuari i Merkelit?
Nuk kemi diskutuar fare për Gjermaninë sepse më mirë është të merremi me gjërat tona.
Çfarë mendon për deklaratën e Ramës se po na braktisi SHBA na mori Rusia?
E para që ne të mos braktisim Shqipërinë dhe kjo është kryesorja. Momenti që ne jemi kaq të ndarë dhe të polarizuar tregon se jemi të dobët dhe të parespektueshëm për të tjerët. Sa i përket për çështjen e Trump, nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim nga administratat e kaluar sa i përket Ballkanit dhe ajo që na intereson ne Kosova.
Sigal