Dhoma Zgjedhore: Ruani qetësinë për mbylljen e fushatës, bëhuni pjesë e votimeve

761
Anëtarët e Dhomës Zgjedhore kanë monitoruar fushatën zgjedhore, veprimtarinë e administratës zgjedhore dhe institucioneve të tjera publike. Deri në këtë moment, disa prej gjetjeve kryesore të monitorimit të kryer janë si më poshtë: Forumi i Mendimit të Lirë (FML), gjatë fushatës zgjedhore ka konstatuar se një pjesë e konsiderueshme e premtimeve të kandidatëve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore janë jorealiste, të pashoqëruara me një parashikim financiar dhe pa treguar se ku do të gjendet burimi për financimin e tyre. Shqetësues kanë qenë gjithashtu premtimet të cilat janë jashtë kompetencave lëndore apo territoriale të bashkive përkatëse. Premtimet për uljen e taksave kombëtare apo përuljen e çmimit të energjisë janë disa prej rasteve ku synohet që fushata të dalë jashtë kontekstit të zgjedhjeve vendore.
Qendra INFOCIP-ka konstatuar se KQZ ka bërë pak ose aspak për të informuar votuesit mbi këtë veçori të këtyre zgjedhjeve. Fushata informuese e KQZ nuk jep informacion për ndarjen e re Admistrativo -Territoriale. Votuesit në zonat rurale kanë konfuzion se për kë bashki shkon vota e tyre dhe njohin pak ose aspak përfaqësuesit e tyre që garojnë për Këshillat Bashkiakë. Edhe në kryeqytet, shumë votues janë të paqartë nëse do të duhet të votojnë ende për mini-bashkitë. Së dyti, është konstatuar se amendimet e shpeshta në legjislacionin për qeverisjen vendore, edhe në kuadër të Reformës, rrezikojnë të prodhojnë konfuzion në zbatimin korrekt të ligjit. Mosnjohja e ligjeve të ndryshuara, mund të kthehet në një problem serioz gjatë fazës tranzitore kur komunat do të përthithen nga bashkitë e mëdha që krijohen menjëherë pas zgjedhjeve. Çështja e aksesit në legjislacionin që normon fazën e tranzicionit dhe konsolidimit duhet adresohet me urgjencë nga Ekzekutivi dhe Ligjvënësi. 
Instituti i Studimeve Politike (ISP), ka evidentuar 11 njësi administrative me potencial të lartërreziku për tensione gjatë proçesit të votimit dhe numërimit të votave. Më konkretisht ekzistonrisku që në bashkitë Vorë, Kamëz, Krujë, Kavajë, Durrës, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Kurbin,Pogradec, Sarandë dhe Fier, gara mes kandidatëve të jetë tejet e tensionuar. Për këtë arsye ibëjmë thirrje medias dhe shoqërisë civile që të mbajnë nën monitorim të plotë këto zona. Nëanën tjetër i bëjmë thirrje partive politike që të luajnë një rol konstruktiv në këto zona dhe të moslejojnë që situata të precipitojë.
Në platformën Za’Lart janë raportuar nga qytetarët, deri në Datën 17 Qershor 230 raste me problematika zgjedhore nga të gjitha bashkitë e vendit. Numri më i lartë i shkeljeve është raportuar në Tiranë e pasuar nga Shkodra. Në 104 raste është raportuar keqpërdorimi i Administratës publike në mbështetje të fushatës elektorale të një kandidati apo subjekti politik. Rastet e denoncuara konsistojnë kryesisht në presionin për të siguruar vota kundrejt sigurisë për1vendin e punës, përdorimin e shkollave dhe spitaleve publike për takime të karakterit elektoral,mobilizimin e administratës publike për të marrë pjesë në mitingje elektorale, si dhe ndërhyrje të parregullta të policisë së shtetit në fushatën zgjedhore. Qytetarët gjithashtu kanë raportuar 27raste të përdorimit të fëmijëve, nxënësve dhe shkollave të tyre në funksion të fushatës elektorale të kandidatëve apo subjekteve të caktuara politike. Shqetësues janë rastet e raportuara ku vullnetii qytetarëve është synuar të ndryshohet përmes ushtrimit të dhunës, apo përmes përpjekjes për blerjen e votës. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre raportimeve është shoqëruar me fotografi dhe video. Gjithashtu redaksia e Zalart ka arritur të kryejë verifikimin në terren të pjesës më të madhe të problemeve të raportuara.
Instituti i Zhvillimit të Sistemit të Zgjedhjeve (INSIZ) duke monitoruar veprimtarinë e Komisionit Qëndror Zgjedhor ka konstatuar se, deri në këtë moment, në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, ky komision ka shënuar përmirësim në administrimin e proçesit zgjedhor. Megjithatë tërheqim vëmendjen për mos ndëshkimin e partive në rastet kur ato e kanë zhvilluar fushatën jashtë afateve të parashikuara në legjislacionin zgjedhor. Së dyti, është konstatuar seKQZ ka përdorur dy standarde përsa i përket pranimit të dorëheqjes së kandidatëve që garojnë në këto zgjedhje.
Koalicioni për Zgjedhje të Lira, të Ndershme dhe për Demokraci të Qëndrueshme (KZLN) nga vëzhgimet në terren ka evidentuar disa probleme që lidhen me administrimin e zgjedhjeve. Së pari është konstatuar se në kundërshtim me Kodin Zgjedhor një pjesë e administratës së KZAZ-ve janë të vendosura në objekte të administratës publike; shumica e mbledhjeve të anëtarëve të KZAZ nuk mbahen publikisht; në 25 KZAZ mbledhjet mbahen jashtë ambienteve ku ato ushtrojnë funskionin e tyre; ka mungesë të bazës materiale (në 46 KZAZ); ka vonesë nëhartimin e listave me emrat e kandidatëve për komisionerë të qendrave të votimit çka solli që në36 KZAZ, u shkel afati i fundit (01.06.2015) për krijimin e KQV-ve. Vonesa në krijimin e KQV-ve ka patur edhe në 11 KZAZ për shkak të problemeve me adresat në qëndrat e votimit. Lidhur me fushatën zgjedhore është vënë re se PD, PS, LSI kanë shkelur afatin për nisjen e fushatës duke e avancuar fillimin e saj. Komunitetit Rom dhe Egjiptian gjatë këtyre zgjedhjeve i është kushtuar vëmendje e pamjaftueshme. Mbi grupin e tretë të problematikave, raportohet nga vëzhguesit e KZLN-së një numër jo i vogël rastesh ku partitë politike akuzohen të kenë ushtruar presion mbi administratën publike në nivel qëndror dhe atë vendor.
Për sa më sipër, 48 orë para heshtjes elektorale, anëtarët themelues të Dhomës Zgjedhore u bëjnë thirrje partive politike dhe simpatizantëve të tyre për ruajtjen e qetësisë dhe për mbyllje sa më të qetë të fushatës zgjedhore.. I bëjnë thirrje qytetarëve me të drejtë vote, në veçanti votuesve për herë të parë dhe grave, që të marrin pjesë në votime, pasi përmes votës së tyre ata mund të vendosin të ardhmen e qytetit të tyre. I bëjnë thirrje qytetarëve që të denoncojnë në prokurori, polici, në media, apo në platformat online (përfshi zalart.al) çdo tentative për deformimin e vullnetit të zgjedhësve si përmes dhunës ashtu edhe përmes ofrimit të parave në këmbim. I bëjnë thirrje administratës publike në nivel vendor dhe qëndror që të luajë funksionin që i cakton ligji dhe të mos vihet në funksion të fushatës elektorale të kandidatëve apo subjekteve politike. Institucionet publike i përkasin të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësive të tyre politike dhe çdo shfrytëzim i burimeve publike për interesa partiake është në kundërshtim me ligjin. 

I bëjnë thirrje Komisionit Qëndror Zgjedhor dhe trupës zgjedhore që të veprojë brenda kërkesave të ligjit dhe në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë në Shqipëri. I bëjnë thirrje subjekteve zgjedhore të marrin përgjegjësi ndaj kandidatëve që ushtrojnë presion ndaj medias së lirë dhe gazetarëve. Rastet e fundit të publikuara në media, ku gazetarët kërcënohen publikisht prej kandidatit për kryetar bashkie janë të papranueshme për një shoqëri demokratike që ka në themel të saj respektimin e fjalës së lirë. Në përfundim të proçesit zgjedhor, Dhoma Zgjedhore do të dalë me një raport përfundimtar kudo të vlerësohen në tërësi zgjedhjet vendore 2015. Ndërkohë, përveç Indeksit Kombëtar të Zgjedhjeve, ku do të përmblidhen të gjitha raportimet e organizatave vendase, arkiva elektronike e premtimeve elektorale, arkiva e legjislacionit vendor dhe harta paralajmëruese e riskut elektoral do të jenë disa prej instrumenteve të monitorimit që do të shërbejnë në vazhdimësi mbas shpalljes së fituesve të këtyre zgjedhjeve.
Sigal