Presidenti Meta: Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në Itali

363
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot ekipin mjekësor nga Shqipëria që do të ndihmojnë Italinë në përballimin e situatës së koronavirusit.

Përmes një mesazhi në Facbook Presidenti, Meta ka publikuar videon e mbërritjes së mjekëve shqiptarë në Itali dhe fjalën e mirëseardhjes nga ministri i Jashtëm italin, Luigi Di Maio.

“Mirënjohje dhe krenari për 30 mjekët dhe infermierët tanë, të cilët do shërbejnë në rajonin më të prekur nga pandemia në Italinë fqinje. Ky solidaritet dhe këto sakrifica do ta forcojnë edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë. #AndràTuttoBene ”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.

Atterrato un aereo dall'Albania con a bordo un team di medici e infermieri che supporteranno il nostro personale medico. Vi spiego tutto, collegatevi!

Gepostet von Luigi Di Maio am Samstag, 28. März 2020