Tërhiqet nga gara kandidati i PD-së në Finiq, Lefter Karajani: Për arsye familjare

547
Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet elektorale të 21 qershorit, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Finiqit, Lefter Karajani është tërhequr nga gara. 
Ai ka bërë me dije se ka dorëzuar dorëheqjen e tij në ZAZ-në numër 89. “Po dorëhiqem për arsye familjare”, ka thënë kandidati demokrat, duke mos dhënë një arsye më tepër për këtë veprim. 
Ndërkohë, deri në këto momente nuk ka asnjë reagim nga ana e Partisë Demokratike në lidhje me këtë ngjarje. 
Sigal