Denoncimi/ Berisha: Kush është polici i lidhur me trafikantë që iu dogjën 2 makina (Emri)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që thotë se është polic i Delta Force. Ai denoncon një koleg të tijin, me emër dhe thotë se është i lidhur me trafikantë droge.

Sipas mesazhdërguesit, policit të Delta Force i kanë djegur dy makina luksoze dhe për më tepër është pronar i dy bizneseve në Dhërmi. Ai thotë se këto para janë nxjerrë nga droga. Nga ana tjetër edhe Berisha shkruan ‘kërkoni drogën’.

STATUSI I BERISHËS
Prapa djegies së dy makinave në Vlorë, chercher la drogue (kërkoni drogën). Narkopolici eshët pronari!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje zoti Sali Bberisha. Unë që të shkruaj jam një koleg i Ermelind Abazit, polic i Delta Force të cilit iu dogjën dy makina luksoze me cilindrat të madhe në qytetin e Vlorës ditën e premte në darkë vonë. Zotëria në fjalë në vitin 2013-2014 ka qenë me ndërhyrjen në fshatin Lazarat dhe ka kryer transporte me makinën e tij personale për të nxjerr hashashin nga Lazarati dhe për tua çuar trafikantëve në destinacion të sigurt duke përfituar nga detyra e policisë. Ndërkohë në këtë vit ka ndërtuar dhe një hotel 5 katësh në Dhërmi ka dhe një supermarket në emër të babait në Dhërmi duke siguruar pastrimin e lekëve. Në vitin 2015-2016 duke përfituar si shofer i fugonit Delta Force ka kryer transporte brenda qytetit dhe zonave për rreth duke ua çuar deri në breg të detit ku i priste gomonia dhe e ngarkonin dhe e nisnin në Itali. Është i implikuar me shumë trafikantë të mëdhenj në qytetin e Vlorës dhe Fierit. Si ka mundësi që zotëria në fjalë brenda vitit ndërton 1 hotel luksoz në Dhërmi dhe blen 2 makina luksoze? Ndërsa ne të tjerët me të njëjtën rrogë nuk arrijmë të blejmë një shtëpi për të fjetur jemi akoma me qira? Dhe populli vuan për bukën e gojës? Ju lutem ngrini zërin tuaj si opozitë se te ju kemi besim. ju lutem më mbani anonim se s’dua të humbas vendin e punës. Faleminderit”


Berisha fb