Denar Biba zgjidhet kreu i ri i KQZ, Kuvendi e voton me 73 vota pro

463
 
 
Denar Biba do të jetë kreu i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kandidatura e tij u votua me 73 vota pro. Në Kuvend, bashkë me emrin e Denar Bibës, erdhi edhe kandidatua e Koli Beles, i cili mori 22 vota pro, 43 kundër dhe 21 abstenim. Një ditë më parë, në Komisionin e Ligjeve u votuan 4 kandidatura: Denar Biba, Koli Bele, Lefterie Luzi, dhe Rozeta Ivanova.


 Ndërsa Anton Lleshaj u skualifikua. Më pas ishte opozita që përmes një letre drejtuar Komisionit, skualifkonte dy emra; Lefterie Luzi dhe Rozeta Ivanova.
 
Sigal