Kundërpërgjigjet Kokëdhima, do flasë sot për deklaratat e Donald Lu

469
Sigal

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu e përmendi ish deputetin socialist, të cilit iu hoq mandati nga Kushtetuesja, Koço  Kokëdhima si një ndër politikanët që i ka dhënë lamtumirën jetës parlamentare pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin.

Të enjten përmes një statusi në facebook Kokëdhima i cilësoi shpifje dhe akuza të pabaza dhe paralajmëroi se do të flasë sot për rolin e diplomatëve të huaj në Shqipëri.

Postimi i Koço Kokëdhimës

Të dashur miq
Nesër do t’ju përgjigjem shpifjeve dhe akuzave të pabaza të ambasadorit të SHBA-ve në Shqipëri, z.Donald Lu, ndaj figurës sime si politikan dhe njëri i biznesit. Do të flas edhe për rolin e diplomatëve të huaj në Shqipëri.

Më ndiqni nesër në takimin me mediat në orën 13.00 në hotel “Tirana International”

Ambasadori Lu deklaroi : E para, siç e dini, me anë të reformës në drejtësi – për Shqipërinë po vijnë ndryshime të mëdha për sa i përket krijimit të prokurorisë së posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, të cilat do të jenë në gjendje të luftojnë korrupsionin e nivelit të lartë si kurrë më parë. Së dyti, për dekriminalizimin, i kemi dhënë lamtumirën një numri politikanësh kriminelë dhe të korruptuar – mes tyre, më vijnë në mend Xhelili, Frroku, Muhameti, Petraj, Ndoka dhe Kokëdhima. Kemi edhe nja dy që po përballen me akuza penale – Prenga dhe Rroshi – por teksa flasim janë në gjyq.

Mendoj që ky është përparim i jashtëzakonshëm, jo vetëm në legjislacion por edhe i kulturës. Populli shqiptar është i lodhur nga këta zyrtarë të korruptuar dhe do që të shohë ndryshim. Për sa i përket drogës, e di që më vonë në këtë bisedë me gjasë do kemi disa pyetje shumë specifike për drogën, por po filloj duke thënë se unë vlerësoj veprimin më shumë se fjalët ndaj pyetja kryesore nuk duhet të jetë se kush mund të ankohet me zë më të lartë për problemin e drogës por se si shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë, si të pranojmë problemet që ekzistojnë këtu dhe të punojmë sëbashku për t’i luftuar ato.