Dekriminalizimi, Basha: Të kalojë sa më parë

484
Partia Demokratike ka dalë me disa kushte, plotësimi ose jo i të cilave mund të vendosin edhe për qëndrimin e opozitës me Parlamentin. Mes këtyre kushteve, kryesor është dekriminalizimi, për të cilin demokratët kanë dorëzuar tashmë në Kuvend kërkesën për kalimin e tij që këtë të enjte.“Gjakosësit e shqiptarëve e kanë vendin në qeli dhe jo në Parlament”, deklaroi Basha në një dalje për mediat në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar demokrat. Ndërkohë, deklaratën e Partisë Socialiste, ku njofton se Armando Prenga nuk është më pjesë e grupit të vet parlamentar, Lulzim Basha e quajti “truk të Edi Ramës për t’i hedhur hi syve ndërkombëtarëve dhe qytetarëve”.
Sigal