Dade telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Zëdhënësit të CDU-së, Missfelder

396
Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, Arta Dade, i ka dërguar telegram ngushëllimi Kryetarit të Komisionit për Politikën e Jashtme të Bundestagut Gjerman Norbert Röttgen, për ndarjen nga jeta të Zëdhënësit të CDU-së per Politikën e Jashtme në Bundestagun Gjerman Philipp Missfelder.
“Me pikëllim të madh kam mësuar për ndarjen e papritur nga jeta të një kolegu të shquar, Philipp Missfelder, i cili me gjithë moshën e tij të re ka lënë gjurmë në veprimtarinë e politikës së jashtme, jo vetëm në Bundestag, por edhe në Europë për elokuencën dhe qëndrimet e tij parimore për çështje të rëndësishme të tilla si Izraeli, marrëdhëniet transatlantike dhe zhvillimet e kohëve të fundit në Europën Lindore. Mendimet tona janë me ju këto ditë”, ka përfunduar Dade në telegramin e ngushëllimit.
Sigal