Blushi: PS-PD, bashkë për të eliminuar LSI-në, Vetëm Berisha mund ta bëjë Ramën kryeministër

459
“Kryeministri Rama më i paafti në 27 vite. “Libra” do të punojë për të anuluar koncesionet, reformën në arsim. Një nga oligarkët është Vilma Nushi”
I ftuar në një emision televiziv, kryetari i Partisë “Libra”, Ben Blushi foli kundër dy partive të mëdha, PS dhe PD. E konsideroi Partinë Socialiste të mbushur me oligarkë dhe parti, e cila sipas tij është duke u pasuruar me vjedhjen e pjatës së supës pacientëve dhe ilaçet. Është i bindur se Rama nuk do të bëhet kryeministër në 25 qershor. Sipas tij, Ramën kryeministër mund ta bëjë vetëm Sali Berisha. Ndërkohë, që është po kështu i bindur ,se dy partitë PD dhe PS janë bashkuar për të eliminuar, Lëvizjen Socialiste për Integrim. 
Zoti Blushi, cilët janë njerëzit që përfaqësojnë partinë “Libra”? 
Ne kemi pasur qëllim që kur është krijuar “Libra” ta prezantojmë si një fuqi të njerëzve të zakonshëm. Besojmë se populli i Shqipërisë është i papërfaqësuar. Në këtë kontekst ne vendosëm të përfaqësojmë këtë kategori. Nuk merren me kontrabandë ushqimesh, nafte dhe kanabisi. Me njerëzit e thjeshtë parlamenti do ishte më i mirë.
Tre parti, të tria në pushtet. Të tria po bërtasin kundër sistemit?
U bënë bashkë për të mbrojtur sistemin e drejtësisë që i penalizon. Unë kam 12 vjet në opozitë. Jam opozitari me i vjetër. Edi Rama ka 19 vjet në pushtet. Ilir Meta 20 vjet Kurse unë jam në opozitë. Tani ku është lidhja ime me këtë pushtet. Unë nuk po them që vij nga marsi, por në raport me këta, nuk kam bërë asnjë centin dëm. Lulzim Basha vetëm dy vjet ka në opozitë. Unë dola nga qeveria ime, ky u fut në çadër dhe në qeveri. Unë kam tre katër vjet që kam dalë, kam dalë që nga muaji i dytë ose i tretë. 
Keni bërë një listë me kryetar të jashtëzakonshëm dhe anëtarë të zakonshëm?
Me kryetar më se të zakonshëm. Unë nuk kam qeverisur dhe këtu është ndryshimi im.
Në tetor të vitit 2103 keni qenë pjesë e mazhorancës? 
Në tetot të vitit 2013 do vinin plehrat në vendin tonë dhe kam dalë kundër e për këtë kam mbajtur dhe qëndrim publik. Për fat të mirë ato nuk erdhën. Kam votuar kundër ligjit të arsimit të lartë, kundër ligjit të pronave, plehrave, kundër një pjese koncesioneve dhe kundër buxhetit. Kam mbajtur qëndrim publik dhe nuk mbaj asnjë nga mëkatet e kësaj qeverie. Njeriu nuk ka mundësi t’ia vërë emrin vetes, por pozicionin e zgjedh. Unë sot jam në opozitë dhe jam e vetmja forcë që e bëj këtë gjë. Nuk kam emëruar njeri në dogana e tatime, nuk kam marrë ryshfet, kam thënë që do anuloj çdo akt që kanë bërë këta dhe do heq nga puna ata që janë futur aty me teserë partie. I pari njeri në atë parlament që ka folur kundër Lazaratit mars-prill 2014 kam qenë unë. Kam thënë se, nëse do të bëjë një gjë Ministri i Brendshëm duhet t’i bjerë Lazaratit. PD nuk e ka bërë këtë gjë. Pavarësisht kësaj kanabisi u përhap në të gjithë vendin. 
Alternativën e qeverisjes nuk mund ta bësh dot pa ekip?
Ekipin e kam dhe është aty. Unë nuk besoj se jemi pa ideologji. E kemi thënë dhe ne kemi bërë një manifest. Kur u themelua “Libra” kemi dalë dhe kemi thënë se kush janë parimet e saj. Ne i mëshojmë zgjedhjeve më shumë, se sa ideologjisë. E kam thënë se ky regjim që kemi, quhet kakistrokraci ( nga greqishtja e vjetër do të thotë që një vend qeveriset nga njerëzit më të paaftë, më të paarsimuarit dhe më të këqijtë, pra shumë shumë i keq). Pra njerëzit më këtë këqij janë në Shqipëri dhe ata po bashkohen. Ata janë Rilindja me Republikën e Re. Ata mendojnë se si do të vjedhin kur ngrihen në mëngjes. 
Po si i ndajmë të këqijtë nga të mirët?
Unë bëj libra dhe nuk vjedh libra. Mos më krahasoni me ata. Se në qoftë se ti mua më quan një njeri të arsimuar, ata që kanë blerë diploma në Strugë atëherë s’kemi çfarë themi. “Libra” ka vendosur ta sulmojë, mundësisht ta rrëzojmë këtë regjim me zgjidhje, sepse nuk ka ideologji. Ne kemi një zgjidhje për arsimin. Nevoja emergjente e Shqipërisë është për të çuar sa më shumë nxënës nëpër shkolla. Për ta depolitizuar shkollën. Duhet të heqim regjimin e të këqijve.
Në fushatën e Edi Ramës në 2013 ju keni pasur një rol deciziv për fjalorin e së majtës, madje shkuat deri aty sa të reklamonit taksën progresive në emër të shëndoshjes së shoqërisë?
Ideologjia e Libra-s është e drejta. Mos më krahasoni me Edi Ramën, se nuk jam aq i paaftë sa ai. Gjysma e këtyre që quhen oligarkë në Shqipëri duan të shfajësojnë Edi Ramën. Thonë që nuk ka bërë asgjë gabim, por dhe një gjë që bëri gabim, taksën progresive, thonë që e ka fajin Blushi. Unë i mbetem asaj takse dhe ne kemi një kontratë. Unë nuk kam frikë për një gjë që e kam thënë. Nëse Shqipëria ka një gjë emergjence është shpopullimi. Është vendi që ka humbur më shumë njerëz në këto 25 vjet. Ne duam t’i mbajmë shqiptarët këtu. E ka bërë njeri këtë, Lul Basha, Edi Rama. Se një vend më i vogël është një vend më i prapambetur, ku pesë oligark do na qeverisin dhe do blejnë gjithçka lirë. Ne kemi një projekt kundër varfërisë, analfabetizmit, arsimit privat të theksuar, kundër koncesioneve, kundër shpopullizimit. 
A mund tu thuash shqiptarë pse duan ta vrasin këtë sistem?
E para këta nuk janë kundër sistemit, por ata nuk po e mbrojnë atë. I pari që po e mbroj sistemin jam unë. Ata nuk fshihen nuk thonë asnjë gjë. Ai e tradhtoi rilindjen. Ndërsa “Republika e Re” e Lulzim Bashës përfundoi me një kërkesë për bashkëqeverisje dhe për këtë qëllim u shpërblye çadra me gjashtë ministra me 5 drejtor burgjesh. Rama thotë se suksesi më i madh janë legalizimet. Por legalizime nuk janë bërë, njerëzit kanë paguar nga 2 mijë euro ryshfet për të marrë legalizimet. Ai u fut menjëherë në qeveri dhe ju besoni se ai ka një ofert për qytetarët. Ai u fut në këtë qeveri për të zëvendësuar LSI-në. Gara po bëhet se kush do jetë i dyti në qeveri. Ata duan të largojnë LSI-në. Ai thotë më votoni si parti e dytë. Unë jam kundër tyre. Unë nuk jam dhe nuk kam kërkuar koalicion me askënd. Unë dua një Shqipëri më të madhe numerikisht dhe potencial ekonomikë në rajon. A solli ndonjë ndryshim çadra? Po fushatën e Ramës a e keni parë?. Ai mund të dalë parti e parë, por kryeministër nuk bëhet më. Sipas meje, tre partitë, kanë bërë vetëm një pakt kundër popullit, këto do jenë zgjedhjet më të çuditshme në këto 25 vjet. 
Pse s’do jetë Rama kryeministër?
Për shkak se populli nuk e do dhe në 25 qershor do ketë një votë ndëshkuese. Është kryeministri më i paaftë në 27 vjet. Kryeministër Edi Ramën, populli i Shqipërisë nuk do ta bëjë në 25 qershor. Ka vetëm një njeri që mund ta bëjë dhe ky quhet Sali Berisha. Që nga ‘92 deri sot, kryesisht ka qenë kundër interesit publik dhe vullnetit të shumicës. 
Me këta tre njerëz qe kemi këtu dhe thonë se duam të rrëzojmë sistemin që vet e kanë ndërtuar. A e mendon ndryshe këtë gjë. Cili është mendimi Yt për oligarkët dhe cilët janë ata. A jeni ju ndryshe nga këta?
Ja 10 mijë hajdut në administrat do t’i heq nga puna që ditën e parë. Unë nuk kam në dorë të çoj në burg Sali Berishën. Pse duhet që je anëtar i rilindjes dhe je elektricist i lagjes. Duhet një pastrim gjenerali administratës shqiptare. Këto tre parti e kanë ndarë administratën në parcela. Unë nuk u premtoj njerëzve të mi se do tu fus në punë. Nuk kam bërë një parti për të bërë njerëzit doganier, infermier. Do përdor një kirurgji se si do ndryshoj administratën dhe kjo bëhet duke u ndëshkuar. Unë do të nis të zbatoj ligjin për këtë gjë. Shqipëria ka 35 mijë mësues. Po të them sot se 60-70% e tyre marrin emërime politike. Për shkak se duhet të gjejnë një vend pune detyrohen dhe shkojnë një herë nga PD dhe një herë nga PS e LSI. Problemi është që në fillim të rregullojmë shkollat. Duhet të bëjmë departizimi i hekurt i mësuesve. Asnjë mësues nuk do lejoj të jetë anëtar i një partie. 
Ju keni folur për reformën në arsim. A e keni votuar?
Jo s’e kam votuar. Ilir Meta e ka votuar dhe ka pasur altoparlantin më të madh në Ministrinë e Arsimit. Duke e mbështetur LSI reformën, fitoi mijëra vende pune për anëtarët e saj në të gjithë vendin. Lulzim Basha nuk e zhbën dot reformën në arsim. 
Rilindjen e kam konsideruar racën më të degraduar që nga rilindja e Shqipërisë. Kam folur për funeralin e Rilindjes në vitin 2015, sepse te Rilindja u bashkuan gjithë njerëzit e degraduar të Shqipërisë. Do bëj departizim total, kirurgjikal të trupës arsimore dhe do e mbroj me status. Besoj se Shqipërinë nuk e mbrojnë oficerët dhe policët, se ata u bënë me Edi Ramën për shkak të drogës, por vetëm mësuesit. Gjithë këto koncesione unë i anuloj me çdo kusht, por Lulzim Basha nuk e bën. Ata janë dhënë në kundërshtim me ligjin dhe nuk kanë kaluar në Parlament, por janë të deformuara. Janë paguar lekë për chek-up, kur njerëzit nuk e kanë bërë. Ajo që ka marrë këtë koncesion duhet të paguajë edhe dëmshpërblim për këtë gjë. Koha më dha mua të drejtë. Lulzim Basha e kishte çadrën teatër. Libra nuk është krijuar për t’u futur në çadrën e askujt. Nëse e kam në dorë qoftë edhe një ditë Shqipërinë, do anuloj koncesionet pa asnjë mëshirë, ligjin e plehrave e zhduk, e dyta do fuqizojë TVSH që më në fund shqiptarët të kenë një televizion që të thotë të vërtetën. TVSH-në, Sali Berisha i pari dhe Edi Rama i dyti, e paguajnë. Kam kërkuar të dalë live, për barazi elektorale. Por më thanë se duhet të paguaja 3 mijë euro. Televizionet private duhet të kenë konkurrent publikun. Këta kanë bërë paratë duke futur duart tek supa e pacientit. Po bëjnë para duke vjedhur ilaçe dhe këta njerëz janë në parlament. Vdesin njerëz, se nuk marrin kurën e duhur.. 
Cilët janë oligarkët?
Vilma Nushi, një nga oligarkët. Bankersi i ka qerverisë miliona euro borxh…
Sigal