“Kaubojsi”: Edi Rama, t’i japim një timon të largohet një hetë e mirë nga vendi

522
Alma Çuka
“PS-PD-LSI kanë krijuar Partinë e Punës së Modernizuar. Qytetarët duhet të votojnë kundër oligarkisë dhe të zgjedhin alternativat e reja. Edi Rama i paaftë
Njihet si deputeti kaubojs. Po me këtë emër të flet edhe kur bëhet fjalë për paraqitjen në fushatë dhe premtimet që u jep qytetarëve. Eduard Ndocaj, garon i vetëm për zgjedhjet e 25 qershorit nën siglën e Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar. Nuk ka pranuar të jetë pjesë e asnjë partie para zgjedhjeve, ndërsa sa për fatin e tij pas 25 qershorit, thotë se do të punojë për popullin, për të mbrojtur të drejtat e tij dhe për të nxjerrë në pah të gjithë mashtrimet e qeveritarëve. Ka një mesazh për Edi Ramën. Thotë se qytetarët me votën e tyre duhet t’i japin një timon, me qëllim që të largohet një herë e mirë nga vendi. E konsideron kryeministrin më të paaftë të të gjitha kohërave dhe që në këtë fushatë, sipas tij, është duke luajtur teatër. Në të njëjtën skenë ka vënë edhe partitë e tjera. Thotë se edhe PD dhe LSI janë duke luajtur teatër dhe, sipas Kaubojsit, janë pjesë e së njëjtës lojë. Ai shton se të gjitha partitë e mëdha janë bashkuar në një dhe kanë formuar Partinë e Punës së Modernizuar nën siglën e Rilindjes së Edi Ramës. E konsideron të pabesë Lulzim Bashën dhe si njeriun që, sikundër thotë ai, i zuri vendin në partinë e Ramës, të cilën Ndocaj deklaron se e braktisi. Ka një mesazh për të gjithë qytetarët. U kërkon të votojnë numrin 7-të. Ndërsa shton se e sheh me sytë e tij zhgënjimin e madh që kanë pësuar qytetarët ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama në katër vite. 
Ku ndodhet sot Eduard Ndocaj?
Jam në takime të shumta me qytetarët e Korçës dhe gjatë pasdites do të takon edhe ata të Pogradecit. 

Jeni në terren, çfarë konstatoni?
Është një gjendje zhgënjyese tek qytetarët. E vërteta është se partitë e mëdha e kanë humbur besimin tek qytetarët dhe ata sigurisht besojnë tek një forcë e re. Qytetarët dëshirojnë që tre moskëtierët të dalin të humbur në 25 qershor. Sepse kanë bërë gjithmonë luftë ndaj njëri- tjetrit dhe në dëm të qytetarit. 

Si e shihni sot fushatën që po bëhet nga të gjitha partitë?
Kam bindjen se dy partitë e mëdha PD dhe PS po luftojnë për të nxjerrë jashtë loje LSI-në dhe duan që ajo të dalë e dështuar. Ata kanë qenë mercenarë të politikës. Qytetarët nuk do t’i votojnë. Madje them se këtë radhë asnjë nga partitë e mëdha nuk do të ketë shanse të vjelë votën e qytetarëve. Unë shpresoj që këtë radhë asnjë prej tyre PD-PS dhe LSI të mos kenë forcën që kanë pasur gjatë këtyre viteve..

Zoti Ndocaj, ju qëndruat në çadër në krahë të liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha duke përkrahur kauzën e tij. Çfarë ndodhi, pse ky zhgënjim?
Dua të sqaroj një gjë. Unë nuk kam qenë në krah të liderit, por në krah të kauzës. Por unë mësova një gjë. Ky individ, pra Lulzim Basha, përfitoi nga largimi im nga PS dhe vajti e zuri vendin tim. Nëse do ta dija këtë gjë, do të kisha shkuar në çadër që në ditën e parë dhe do t’i kisha nxjerrë prej andej. Pra tashmë unë jam në opozitë, ndërsa ai vajti e u bashkua me qeverinë. Por unë gjithmonë në opozitë kam qenë. Kam parë shumë mashtrime dhe vjedhje gjatë kohës që kam qenë në Parlament. Rilindja nuk ka bërë asgjë gjatë këtyre viteve. 80% e shqiptarëve janë të papunë. 

Kush mendoni se sot po bën opozitën?
Është e frikshme ajo që do them. Por Shqipëria sot s’ka opozitë dhe nuk do ketë opozitë. Me këtë skemë që ata kanë ndërtuar është planifikuar që të qeverisin bashkë. Opozita për tre vjet bëri sikur luftoi hashashin, por tani janë pjesë e tyre dhe do jenë bashkë. Shpresoj që qytetarët do votojnë numrin shtatë. Jemi të gatshëm të qeverisim vendin. Mos të shesim detin dhe pasuritë e shqiptarëve. 

Çfarë mendimi keni për partitë e tjera që janë në garën e 25 qershorit?
Ben Blushi dhe Gjergj Bojaxhi janë sekserët e Ramës. Blushi është mashtrues ordiner që ngriti kauzën “fjala ndryshe”. Këtë do bëjë dhe tani dhe do jetë prapë me Ramën. Po dhe Bojaxhiu të njëjtën gjë do të bëjë. I shoh zyra sekserësh me një vulë në xhep.

Sa mandate mendoni se do të marrë Partia që ju drejtoni në këto zgjedhje?
Nëse qytetarët shqiptarët do reflektojnë në një moment, isha i bindur për 71 mandate. Pra nëse ata nuk do të bëjnë tifozllëk. Por ajo që ndodh në vendin tonë është se votohet me tifozllëk dhe jo për programin dhe për atë që kanë bërë ose jo partitë që kanë qeverisur. Ne do i marrin disa mandate, por numrin nuk mund ta them të saktë.

Zoti Ndoca. Ditët e fundit është vënë re se mes liderëve të partive kryesore ka një gjuhë të ashpërsuar. Akuza dhe kundër akuza. Madje kanë shkuar edhe në ofendime personale. Si e shihni këtë moment?
Është teatër që qytetarët të bien pre e lojës së tyre. Po të marrësh historinë dhe po të përdorej ligji i burrërisë këta do ishin në gjak me njëri- tjetrin, se kanë ofenduar familjet. Ata po luajnë në teatër. Ata duan të jenë vetëm në pushtet dhe tallen me qytetarin. Unë shpresoj dhe u bëj thirrje qytetarëve të mos votojnë më këta mashtrues. 25 % e shqiptarëve sot që ne flasim nuk kanë bukë t’i japin familjes së tyre. Kjo është punë e 25 viteve, por sot u bashkuan dhe kjo gjë e dëmton akoma edhe më shumë Shqipërinë. 

Ju thatë se jeni duke shkuar në të gjithë vendin dhe takoni qytetarët. Çfarë u ofron Eduard Ndocaj qytetarëve?
Po është e vërtetë. Sot jam në Korçë dhe kam bërë xhiron e qytetit dhe disa fshatrave. Mendoj se do jetë surprizë fenomeni i kaubojsit. Shqiptarët nuk janë dele. Këtë radhë kam bindjen se gjithçka do të ndryshojë. Kaubojsi u ofron qytetarëve të kundërtën e atyre që kanë bërë ata që kanë qeverisur deri më sot dhe pretendojnë të qeverisin së bashku pas 25 qershorit. Këta ofruan varfërinë, ne mirëqenien, këta kriminalitetin, ne qetësinë, këta paaftësinë, ne të shkollimin, investime të huaja., do jemi garant për investimet që deri më sot nuk u janë dhënë asnjë investitori. Do të bëjmë të mundur eliminimin e ligjit 7501 me qëllim që prona të kthehet tek pronari. Kjo është edhe një nga pikat kyçe që ka bërë të mundur që biznesmenët e huaj të largohen ngarendi, pasi ata kur vijnë dhe kërkojnë të investojnë gjejnë një pronë ku janë 2-3 pronarë dhe nëpër procese gjyqësore. Do të bëjmë arsim modern dhe pro Evropian dhe Amerikan, sepse këta e kanë kthyer në klientelizëm. Një pjesë e tyre e blejnë diplomën. Sistem ndryshe nga ai që kanë instaluar deri më sot qeveritë e korruptuara. 

A ka një mesazh Kaubojsi?
I bëj thirrje gjithë shqiptarëve që për herë të parë pas 27 vitesh prezantohet një parti me djem dhe vajza të thjeshtë, gra e burra, studentë dhe emigrantë, që e duan këtë vend dhe nuk janë të përfshirë në politikën 27- vjeçare dhe në korrupsion, të votojnë për partinë Bashkimi Demokristian Shqiptar. Do e shndërrojmë këtë vend. Do bashkëpunojmë ngushtë me qytetarët. Të mos votojnë ata që kandidojnë nën siglën e Edi Ramës. Duket qartë se ata tashmë kanë krijuar partinë e Punës së Modernizuar dhe po punojnë të gjithë për këtë parti, e cila drejtohet nga Edi Rama. 

Zoti Ndocaj, ju thoni se jeni të bindur që Partia juaj do të jetë e përfaqësuar në Parlamentin e ardhshëm. Me kë do të bëni koalicion?
Ne do bashkëpunojmë ngushtë me qytetarët që kjo qeveri të mos ketë mundësi të vjedhë. Pra do të jemi zëri i qytetarëve dhe nuk do të lejojmë që partia, e cila do të jetë në qeveri të bëjë atë që ka bërë deri më sot me njerëzit e thjeshtë. Nuk do bëjmë asnjë marrëveshje politike me këta mashtrues. Qartësisht quhet koalicioni i PPSH nën siglën e Rilindjes. Ata i kërcënojnë qytetarët me vendin e punës. Është krijuar një frikë në 2017, ekziston lufta e klasave dhe lufta për mbijetesë. Shpresoj që qytetarët të rebelohen. Abraham Linkoln ka thënë “Vota vret po aq sa plumbi. Mos e shisni votën!”. 

Në të gjitha takimet elektorale kryeministri Edi Rama u kërkon shqiptarëve votën për të drejtuar i vetëm timonin. Si vjen tek ju kjo kërkesë? 
Ramës ne mund t’i japim një timon të largohet nga Shqipëria një herë e mirë dhe të mos qeverisë vetëm, se ka probleme të mëdha dhe në fushatë. Ne duhet t’i japin atij një makinë pa frena dhe një shtyrje në një dishezë të jashtëzakonshme të kalojë kufirin shqiptar. Ai nuk e meriton të jetë në krye të qeverisë. Dhe në fushatë del si kur ka dalë nga spitali i të marrëve me tuta me pantofla, me këmishë zbërthyer, një tmerr. Madje dhe në takimin që pati në NATO në Bruksel, takimin e fundit, nuk e lanë të futej dhe u detyrua të blinte një kostum. Kishte vajtur në takim me tuta sportive dhe e nxorën jashtë. Padyshim që ai vajti dhe bleu një kostum që kushtonte 10 mijë euro. Por ne nuk duhet të kemi një kryeministër të tillë, një kryeministër që bënë gjëra kaq të shëmtuara. 
Sigal