Blushi: Më vjen turp që jam pjesë e këtij parlamenti!

174
Deputeti socialist Ben Blushi e ka quajtur të turpshme atë që ndodhi me negociatat për Reformën në Drejtësi, që fillimisht u njoftua marrëveshja e
pastaj mosmarrëveshja. Në një deklaratë për mediat jashtë kuvendit, Blushi ka theksuar se shpreson të gjendet një marrëveshje për miratimin e reformës, por megjithë këtë, thotë se kjo e nxori klasën politike qesharake dhe të papërgjegjshme.
“Unë shpresoj që të gjendet marrëveshja, pavarësisht se kjo që po ndodh është qesharake, tregon se kemi një klasë politike të papërgjegjshme dhe
është turp që të jesh anëtar i këtij parlamentit, tregon se sa naive dhe sa e papërgatitur është për të drejtuar. Kjo është e papranueshme dhe e
turpshme. Rëndësi ka që të kalojë reforma, kam 6 muaj që pres për të votuar, një draft të hyjë në seancë, kam ardhur për të votuar”­ tha Blushi.
Sipas tij, ajo që ndodhi është e turpshme. ”Të gjithë thanë që e kemi marrëveshje dhe pas 3 orësh u tha nuk kemi, kjo është qesharake, klasa politike gjen marrëveshje për të mos u marr vesh, është përcmim te komuniteti ndërkombëtar që u investuan dhe sigurisht te shqiptarët. Parlamenti i ka orët e numëruara’­ tha ai.