Berisha: Reforma po bllokohet nga Rama, kërkon zgjedhje të parakohshme

419
Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, pretendon se reforma po bllokohet nga Edi Rama për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Berisha thotë se ky dyshim është ngritur pas mesazhit të mbërritur në drejtim të tij nga deputeti dixhital. “Rama nuk do votojë reformën. Ai po lufton të siguroje 71 vota për mocion për të shpallur zgjedhjet e parakohshme në 45 dite! sb”, aludon Berisha. Më poshtë ai ka zbardhur edhe mesazhin e dërguar nga deputeti dixhital.
‘”Mirëmbrëma… Mos u gënjeni! Rama nuk voton nesër reformën. Të gjithë përpjekjet e Ramës po bëhen për të siguruar mbi 71 vota… Nëse kjo ndodh atëherë nesër ose pasnesër mund të realizojnë mocionin e besimit, e në vijim të shkojnë për 45 ditë në zgjedhje të parakohshme. Dhe si shkak do të gjenin rrëzimin eventual të reformës nesër ose pasnesër… për të cilën po përpiqen maksimalisht së bashku me aleatët e tyre, prej të cilëve thotë që ka marrë miratimin e skemës së tij…Natën e mirë, me respekt’”, është publikimi që ka bërë ish-kryeministri Berisha.
Sigal