Gazeta Telegraf/ Agallarët e AKU-së heqin monopolin e certifikimit të ushqimeve fallco,që po helmojnë çdo ditë shqiptarët

1116
Sigal

“TELEGRAF” do të publikoj etiketa produktesh ushqimore fallco, drejtësia të
hetojë se cilët kanë firmosur miratimin e tyre si të rregullta


 Krimi ushqimor fshihet pas etiketave fallco e në gjuhë të huaj, “agallarët” e  AKU të heqin monopolin e tyre

 Përparim HALILI

 Produktet ushqimore që konsumojmë përditë, natyrisht që e dimë se sa
kushtojnë si çmim dhe sipas “qeses’ që kemi, bëjmë llogaritë financiare për
sasitë që duhet të blejmë. Mirëpo, a e dimë se çfarë ushqimesh gatuajmë dhe hamë?
Pra, me çfarë cilësie, vlere ushqimore, sigurie, përbërësish kimikë, afat real skadence
dhe higjiene janë ushqimet që blejmë në tregun shqiptar? Mjafton jo ta të
analizosh laboratorikisht, por edhe të provosh si shije një produkt dhe
konstaton faktin, që afro 90% e ushqimeve në tregun shqiptar prodhim vendas dhe
importi, janë jo jashtë standardit të vlerave ushqyese, por edhe me rrezikshmëri
për shëndetin e jetën, siç ka ndodhur në shumë raste helmimesh edhe në
restorante luksoze, çerdhe, mensa humanitare, kopshte fëmijësh, dasma, koktejle
e deri në azile pleqsh! E “çuditërisht”, kur denoncojmë fakte të krimit
ushqimor e të kalorive “kashtë” e kalbësira, “agallarët” e AKU që kanë detyrë të
na garantojnë cilësinë dhe sigurinë ushqimore, na vërsulen me deklarata mohimesh
e presione gjyqesh. Por si maskohet, zbukurohet e parfumoset krimi ushqimor nga
prodhuesit, importuesit, tregtarët vendas dhe në fund nga “kallajxhinjt” e AKU,
që kanë ikur e kanë ardhur në këtë institucion me “medaljone partiake në qafë e
në ballë”, të cilët sa marrin detyrën, vazhdojnë të “përbetohen” publikisht në
seminare, konferenca shtypi dhe reagime ndaj denoncimeve të qytetarëve, se gjoja
“produktet ushqimore që futen nga prodhimi vendas e importi në tregun shqiptar
(sipas tyre), janë me vlera e siguri të lartë si në vendet “lider” të BE”! Po a
janë vërtetë të sigurta e me vlera ushqimore në Shqipëri, siç janë ushqimet në
tregjet në Itali, Francë, Gjermani, Holandë, Angli, Suedi, Danimarkë, Austri,
Belgjikë, Norvegji, Kroaci e madje edhe në Greqi, Turqi, Maqedoni, Mali i Zi,
Serbi e në shumë vende të tjera, siç na deklarojnë “efendikonjt” politikë e
ryshfetxhinj të AKU në qendër e qarqe? nëse shteti, drejtëisa, anti-krimi
ekonomik dhe shëndetësia e Beqajt, ka dëshirë të zbuloj krimin ushqimor, le të
hetoj etiketat që u ngjiten me vulë e firmë të drejtuesve të lartë të AKU. Nuk
e kemi fjalën këtu për zyrën që grumbullon dhe përcjell etiketat tek shefat,
por për ato “duar” që kanë të drejtën zyrtare finale për të “stamposur” një
etiketë si të vërtetë, ose jo e për ta lejuar të ngjitet mbi produkt! Dhe do
zbulohet skandali i rëndë, që krimi ushqimor maskohet me etiketat “lule-lule” të
ushqimeve, pra të atyre ushqimeve që janë të ambalazhuar. Sepse, ato që janë
rifuxhio, dihet që janë një batërdi e vërtetë pasigurie deri në atë derexhe e
“qamet rreziku”, sa edhe peshku lejohet të shitet si “leje sigurie” të lesuar
prej inspektorëve të terrenit në rrugë e nëpër legenë lavanderie, qoftet ambalazhohen
me letra çimentoje e përparëse plakash, mishi transportohet në karroca bajgash,
qumështi shitet me bidonë plastikë të mbledhur në kosha plehrash, buka gatuhet
me çizme e transprotoeht me “dum-Dum”. Duke nisur nga sot, gazeta “Telegraf” do
të hap rubrikën “Etiketa ushqimore dhe treguesit real të saj në ushqime”, nëpërmjet
të cilës do të denoncojmë falsifikimet e vlerave, përbërësve, të sigurisë së
ushqimeve, emrin me të cilin shitet produkti; sasinë e përbërësve të veçantë,
ose kategorive të përbërësve, deklarimin e sasisë neto, datën e jetëgjatësisë
minimale, ose datën dhe afatin e përdorimit në rastin e ushqimeve të cilat nga
pikëpamja mikrobiologjike paraqesin rrezik dhe që ky afat duhet deklaruar. Po kështu,
“Telegraf” ka investiguar dhe do të publikoj me emra produktesh që janë në treg
të cilët janë “nodifikuar” si etiketa reale prej sektorit të riskut në AKU
qendrore, paçka se në të janë fallco kushtet e përdorimit të produktit, emërtimi
i biznesit dhe adresa e prodhuesit, ambalazhuesit, tregtuesit edhe në rastet
kur prodhohet për të tretët, etiketa ku janë fallco edhe detaje të vendit të
origjinës, ose të prejardhjes për produktet ushqimore të importit.  Ka shumë fakte, deri edhe tek uji i ambalazhuar
që merret në një burim dhe “Nodifikohet” me 10 etiketa të ndryshme e më të dhëna
të ndryshme. Çfarë ndodh me etiketat e produkteve ushqimore në Shqipëri? Përse
dhe mbi ç’bazë ligjore, miratimi i etiketave  është monopolizuar në “një dorë” në qendër të
AKU? A u janë bërë presione specialistëve të sektorit përkatës, për të miratuar
etiketa klinteliste e fallco? Përse u  është
hequr kompetenca e miratimit të etiketave, drejtorive të AKU në qarqe? A duhen
hapur dosjet e etiketave të ushqimeve të miratuara deri tani, për të zbuluar nëse
ka falsitete, ose jo dhe cilët kanë firmosur për lejimin e tyre në treg? Kush
ka urdhëruar në kupolën e AKU, që etiketat me të dhëna fallco të miratohen si të
“rregullta” për produkte e marka prodhimi, importi e tregtimi dhe ambalazhimi të
produkteve që fshehin krim ushqimor? Cilët janë produktet prodhim vendas e
importi, të cilët shiten në tregun shqiptar me etiketa false?  Çfarë pazaresh ka bërë ish-drejtori Isuf Shehu
me horrat e sektorit të miratimit të etiketave të produkteve ushqimore dhe sa
specialistë të aftë e të ndershëm të këtij sektori që nuk kanë pranuar të miratojnë
etiketa false, ka barbarizuar “Cufja” dhe “cufet” e tij me presione, urdhra e
largime nga puna?  Çfarë po bënë drejtoi
i ri i AKU, për të rikthyer sipas ligjit, të drejtën e miratimit të etiketave
të ushqimeve prodhim e ambalazhim, në kompetencë të drejtorive rajonale të
qarqeve, siç e detyron ligji dhe VKM e jo urdhrat e nxjerra prej atyre që u
duhej nën kontroll miratimi i etiketave si biznes-pisnes? Çfarë ndodh me
etiketat e ushqimeve që vijnë nga importi n e futen ë PIK në gjuhë të huaj?
Përse ushqimet lejohen të futen në tregun shqiptar me etiketa në gjuhë të huaja
dhe jo në shqip, siç e parashikon dhe e detyron ligji? Sot po citojmë se çfarë
thotë ligji. Në vijim, gazeta do të publikoj etiketa produktesh ushqimore fallco,
drejtësia le të hetoj dhe zbuloj se cilët kanë firmosur miratimin e tyre si të
rregullta…

 

VENDIM Nr.1344, datë 10.10.2008

PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE “PËR ETIKETIMIN E PRODUKTEVE USHQIMORE”

 

Neni 2

 

Me “Etiketim” do të nënkuptojmë çdo fjalë, të dhënë të veçantë, markat
tregtare, emër produkti, konfigurim apo simbol të lidhur me një produkt
ushqimor dhe të vendosur mbi çdo ambalazh, dokument, njoftim, etiketë, qafore
ose mbajtëse, që shoqëron ose i referohet këtij produkti ushqimor.

 

Neni 13

Gjuha e etiketave të ushqimeve

Për produktet ushqimore të importuara, të dhënat për emërtimin e produktit,
karakteristikat e tij (natyrën, vetitë, përbërjen etj.), mënyrën e përdorimit,
kushtet e ruajtjes, datën e fundit të përdorimit, si dhe emrin dhe adresën e
importuesit duhet të jepen në gjuhën shqipe, në etiketën origjinale ose kundër
etiketë.

 

Neni 20

Përdorimi i etiketimit të vlerave ushqyese

1. Në varësi nga pika 2, etiketimi i vlerave ushqyese mund të jetë
fakultativ.

2. Etiketimi i vlerave ushqyese do të konsiderohet i detyrueshëm kur në
etiketë vendoset një deklaratë e vlerave ushqyese, në paraqitje ose në reklamë.
Nga ky rregull përjashtohen reklamat.

Neni 21

Deklarata të lejuara për vlerat ushqimore Të vetmet deklarata të lejuara
për vlerat ushqimore do të jenë ato që lidhen me energjinë, për vlerat ushqimore
të renditur në nenin 19(4)(a)(ii) dhe për substancat që i përkasin ose janë
komponentë të këtyre vlerave ushqyese.

Neni 22 Përmbajtja e etiketave që shprehin vlera ushqimore

Në rast se është aplikuar etiketimi i vlerave ushqimore, informacioni që do
të jepet do t’i përkasë ose grupit 1, ose grupit 2 në rendin e mëposhtëm:

Grupi 1:

a) vlera e energjisë;

b) sasia e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave.

Grupi 2:

a) vlera e energjisë;

b) sasia e proteinës, karbohidratit, sheqernave, yndyrës, yndyrnat e
ngopura, fibrave dhe natriumit.

 

—————————–

LIGJ Nr.9863, datë 28.1.2008 PËR USHQIMIN

 

ETIKETIMI DHE PUBLIKIMI I USHQIMIT

Neni 36

1. Ushqimi, që nxirret në treg, pajiset me etiketën, ku shënohen:

a) emri i produktit;

b) lista e përbërësve;

c) sasia e përbërësve të veçantë ose e kategorive të përbërësve; ç) sasia
neto, në rastin e ushqimeve të para ambalazhuara;

d) data e jetëgjatësisë minimale ose, në rastin e ushqimeve që nga
pikëpamja mikrobiologjike paraqesin rrezik, shënohet “të përdoret deri
më…”;

dh) çdo kusht i veçantë i ruajtjes dhe/ose i përdorimit; e) emri apo
emërtimi i biznesit dhe adresa e prodhuesit, ambalazhuesit dhe/ose e tregtarit;

ë) vendi i origjinës;

f) udhëzimet e përdorimit, kur ushqimi nuk mund të përdoret pa të;

g) grada alkoolike për vëllim për pijet, që përmbajnë më shumë se 1,2 për
qind të vëllimit alkool;

gj) përmbajtja ose përbërja e OMGJ-ve, si dhe OMGJ-të që përmban.

2. Etiketa duhet të shkruhet në gjuhën shqipe, të jetë e dallueshme, e
lexueshme dhe e kuptueshme.