Blendi Çuç, mbledh Këshillin Strategjik për Bujqësinë

413
Sigal

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi bëri me dije se mblodhi Këshillin Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural. Ministri Blendi Çuçi shkruan: “Takimi me Këshillin Strategjik për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural është gjithmonë një moment domethënës për të ndarë me njëri-tjetrin pikëpamjet mbi çështje me rëndësi strategjike në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, zhvillimit rural, peshkimit dhe sigurisë ushqimore. E çmoj shumë ekspertizën dhe kontributin e anëtarëve të këtij Këshilli. Kjo është një përpjekje e përbashkët për të çuar përpara politika dhe nisma konkrete që nxisin zhvillimin në zonat rurale. Takimi i sotëm me ta ishte i pari për mua si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. E sigurt që do të pasohet nga shumë të tjerë në vijim, për të trajtuar çështje më tematike dhe sektoriale sipas objektivave që ne kemi”.