Betohet anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari

127

Pas betimit të Elsa Toskut, sot, bë Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës,  Ilir Meta, të anëtarës së re të Gjykatës Kushtetuese,  Marsida Xhaferllari.

Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit që zëvendëson ish-gjyqtaren, Altina Xhoxhaj. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta:

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”
Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.