Berisha: Rama nis me urgjencë Don Agaçion në Itali për të shpëtuar lëkurën

126
Ish-kryeministri Sali Berisha bën një tjetër deklaratë për çështjen “Tahiri”. Nisur nga fakti se dosja për bandën Habilaj, ku nga përgjimet përmendej edhe emri i ish-ministrit Tahiri ka ardhur nga pala italiane, Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka nisur në Itali për negociata sekretarin e tij Engjëll Agaçi për të shpëtuar lëkurën.
“Noriega nis me urgjencë në Itali sekretarin e përgjithshëm të mafies shtetërore, Don Agaçion për negociata për të shpëtuar lëkurën e tij!”, shkruan Berisha.
Prej orës 11:00 në Kryesinë e Kuvendit vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve ku do të vendoset nëse do i hiqet mandatit deputetit të PS-së Saimir Tahiri.