Tahiri kapet me prokurorin në Këshillin e Mandateve: Mos m’u drejto mua me ‘ti’

464
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mori fjalën për herë të parë ditën e sotme në Këshillin e Mandateve pas më shumë se 2 orë e gjysmë debatesh. Menjëherë ai filloi t’i kërkojë llogari prokurorëve, se pse nuk kanë filluar hetimin ndaj Habilajve kur ai denoncoi rastin se automjeti i tij mund të përdorej për trafik droge.
Nga ana tjetër prokurorët pjesëmarrës në mbledhje, thonë se nuk ka pasur asnjë referim nga policia e shtetit në lidhje me automjetin Audi A8, që më parë ishte në pronësi të Saimir Tahiri, e që ky i fundit, ia shiti kushërinjve të tij.
Në një momen, prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i drejtohet me “ti”, ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërkohë ky i fundit i ndërpret fjalën i nervozuar duke i thënë: “S’jam ti për ty, jam ‘ju’”.
Sigal